Kreu i ri i Agjencisë së Inteligjencës izraelite, Roman Gofman, ka deklaruar se puna kundër regjimit iranian nuk ka mbaruar ende.
Sipas mediave të huaja, komentet Gofman i bëri gjatë fjalimit të tij, teksa u prezantua në këtë detyrë.
"Ndryshimi strategjik që i kemi shkaktuar boshtit iranian dhe planit të tij për të shkatërruar Izraelin ka ndryshuar ekuilibrin e fuqisë në të gjithë rajonin. Boshti shiit, i cili synonte të shkatërronte vendin tonë, është mposhtur plotësisht. Por puna nuk ka mbaruar. Zemra e Mossadit është e angazhuar në operacione të fshehta. Ne do të rezistojmë me gjithë forcën tonë dhe do të vazhdojmë të përsosim dhe zhvillojmë aftësi dhe metoda për të befasuar dhe për të qenë vendimtarë", tha Gofman.
Mediat izraelite raportuan se dje se në fjalimin e tij të lamtumirës, David Barnea, kreu në largim i Mossadit, deklaroi se Izraeli është "në mes të një fushate historike. Unë ende besoj se ndryshimi i realitetit në Iran përmes ndryshimit të regjimit është një qëllim i mundshëm dhe i arritshëm, i cili kërkon vendosmëri, durim dhe këmbëngulje. Ky mision duhet të mbetet në krye të prioriteteve tona."
Lajmi kryesor:
Lufta në Iran, Trump: Marrëveshja mund të arrihet gjatë javës së ardhshme! Acarohet me Netanyahun pas sulmeve në Liban: Je i çmendur, do të ishe në burg pa mua!







