Dhuna e Rrajave në Krujë, shkarkohen 3 drejtuesit kryesor të komisariatit! Rrumbullaku emëron shefat e rinj! 26 policë nga Tirana zëvendësojnë të larguarit

KRUJË- Dhunimi i dy kushërinjve Bilbil e Jashar Maja më 6 korrik nga anëtarët e fisit Rraja është bërë shkak për shkarkimin e tre drejtuesve kryesorë të komisariatit të Krujës.

Komisar Elton Shahini është liruar nga detyra si Shefi i Komisariati dhe në vend të tij është emëruar Komisar Kreshnik Alimadhi. Zv.shefi i komisariatit, Ajet Bega është liruar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Nënkomisar Sadik Topuzi. Shefit të Seksionit të Patrullës së Përgjithshme, nënkomisar Anri Nazaj është liruar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Nënkomisar Dashamir Ilamaj.

Nga Kruja janë transferuar edhe 26 punonjës policie të komisariatit të cilët janë zëvendësuar me punonjës të rinj, ndërsa policia thotë se ndryshimet e fundit, nuk erdhën vetëm si pasojë e ngjarjes së 6 korrikut, por edhe nga analiza e të punës për 6-mujorin e parë të vitit 2023.

Ndryshimet e reja në Komisariatin e Krujës janë firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Tonin Vocaj.

Policia e Shtetit tha se një numër personash me precedent kriminal, banorë të Krujës janë përfshirë gjatë kësaj kohe në ngjarje të ndryshme kriminale me impakt tek qytetarët.

'Ndryshimet e fundit, nuk erdhën vetëm si pasojë e ngjarjes së datës 06.07.2023, por dhe si rrjedhojë e një analize të gjerë të punës të bërë për 6-mujorin e  parë të vitit 2023, bazuar në statistikat e kriminalitetit dhe problematikave të tjera të rendit e sigurisë, ku një numër personash me precedent kriminal, banorë të juridiksionit territorial që mbulon Komisariati i Policisë Krujë, janë përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale me impakt tek qytetarët.' Me qëllim  forcimin e rendit dhe sigurisë në këtë territor, bazuar dhe në hartën e re gjyqësore dhe organizimit të sistemit të Prokurorisë së Përgjithshme është bërë dhe riorganizmi i strukturave për ti paraprirë një qasjeje të re të kontrollit të territorit, të evidentimit dhe goditjes së aktiviteteve kriminale si dhe për  parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në këtë territor.'- njofton policia.

Po ashtu bëhet me dije se nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë duke qenë përgjegjëse për çështjet e rendit dhe sigurisë, janë komanduar në Komisariatin e Policisë Krujë një trupë policore e repartit special Shqiponja dhe Shigjeta, me qëllim kontrollin më të mirë të territorit dhe për një reagim më të shpejtë në rast problematikash.

Dhuna për guroren
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhune barbare.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili kishte leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet, por pas ngjarjes gurorja u bllokua. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka lënë në burg 3 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja. 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plaku: 18/07/2023 07:19

    Po pse ky rrumbullaku nuk e dinte se ca ndodhte ne kruje me vartesit e vet? Ja kishin ber mceftas ktij? Ky rrumbullaku, seshte as rrumbullak, se ma ka koken me cepa.

    Përgjigju
  • Polo: 17/07/2023 23:14

    Po skemat zhvatëse-kriminale në policinë kufitare dhe qarkullimin rrugor kur do të fillojnë të zmontohen, apo asnjëherë se ata e kanë mirë me bandat e narkotrafikut dhe vrasësit?!

    Përgjigju
  • viktor: 17/07/2023 22:42

    Nuk eshte faji te polici por te politika sepse kjo familje kriminale nuk e llogariste fare policine sepse ishte e lidhur me politiken prandaj kapeni demin nga briret dhe mbeshteteni policine.

    Përgjigju
  • Reno: 17/07/2023 17:09

    DUHET TE SKARKOHET ARDI VELIU BASHK ME MET RRUMBULLAKUN

    Përgjigju
  • Cuko: 17/07/2023 13:46

    Rumbullaku , Dinshumi dhe Dinpaku. Hajt tung

    Përgjigju
  • Erlin Milo: 17/07/2023 12:24

    Mashtrusa vec 10 polic kan leviz shefat asnji!

    Përgjigju
  • Andi: 17/07/2023 10:42

    Ahhaha.jan emeruar ne detyra te tjera me te mira.njeri shef seksioni tek kom nr 2.Shefi Komisariatit ka pas ikur para se te ndodhte ngjarja.te vetmit qe e jan honger jan policet si gjithmone.

    Përgjigju
  • Grupi: 17/07/2023 10:11

    Lirim nga detyra? Duhej perjashtim nga rradhet e policise se shtetit dhe ndjekje penale per horrat e komisariatit te krujes. Kjo tregon se luften ndaj krimit e keni show dhe sw policia nuk shkeputet dot nga bandat dhe krimi.

    Përgjigju
  • Fjdj: 17/07/2023 09:04

    Peshku qelbet nga koka.

    Përgjigju
  • Luizi BBV: 17/07/2023 08:50

    Hek nje mut ven njemut tjeter= njesoj.

    Përgjigju
    • Or tej: 17/07/2023 20:14

      Scheissegal e thote gjermani or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës