Shefi i stafit të Trump: SHBA nuk mund ta kontrollojë pandeminë, virusi përhapet si gripi

Shefi i stafit të Trump: SHBA nuk mund ta kontrollojë pandeminë, virusi përhapet si gripi

Mark Meadows

SHBA “nuk mund ta kontrollojë dot pandeminë” por do të investojë në vaksina dhe mjekime, është shprehur kështu shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows.

Ai theksoi se pandemia mund të mposhtet vetëm nga vaksina dhe ilaçet. Komentet e tij vijnë ndërsa rastet e koronavirusit po rriten në SHBA, nëntë ditë para zgjedhjeve presidenciale. Deklaratat e tij kanë nxitur edhe reagimin e kandidatit demokrat Joe Biden i cili tha se Shtëpia e Bardhë  tanimë duket se është dorëzuar në luftën ndaj pandemisë. Ai shtoi se komentet e  Midous treguan se administrata Trump kishte hequr dorë nga detyra e tyre për të mbrojtur popullin amerikan.

Në një intervistë me CNN, Midous tha se kontrolli i virusit nuk ishte një qëllim realist sepse “ai është një virus ngjitës ashtu si gripi”.

Që nga fillimi i pandemisë të paktën 225,000 amerikanë kanë  humbur jetën si pasojë e virusit dhe miliona të tjerë janë infektuar duke e bërë vendin më të goditur në botë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të