Shefi i UNRWA: Armëpushimi humanitar në Gaza nuk mund të presë më
Foto e një familjeje në Gaza
Foto e një familjeje në Gaza
Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në Gaza të shtunën, duke thënë se ata po merrnin “imazhe të tmerrshme dhe pamje të dhjetëra njerëzve të vrarë dhe të plagosur” në sulmin izraelit ndaj shkollës së Al-Fakhoura.
“Kemi marrë imazhe dhe pamje filmike të tmerrshme të një numri njerëzish të vrarë dhe të plagosur në një shkollë tjetër të UNRWA që strehon mijëra të zhvendosur në veri të Rripit të Gazës. Këto sulme nuk mund të bëhen të zakonshme, ato duhet të ndalen. Një armëpushim humanitar nuk mund të presë më. Tmerre të vazhdueshme, një tjetër shkollë @UNRWA që strehonte më shumë se 4000 njerëz është bombarduar disa herë në veri të Gazës. Dhjetëra u raportuan të vrarë duke përfshirë fëmijë. Hera e dytë në më pak se 24 orë që shkollat nuk kursehen. MJAFT, këto tmerre duhet të ndalen”, shkroi Philippe Lazzarini në X (ish-Twitter).
Më herët të shtunën, dhjetëra palestinezë u vranë dhe u plagosën në bombardimet izraelite të qendrës mësimore të drejtuar nga OKB-ja në kampin e refugjatëve Jabalia.
Izraeli filloi sulmet ajrore dhe më vonë një inkursion tokësor pas sulmit të 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas. Që atëherë, ata kanë vrarë më shumë se 12,000 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, dhe kanë rrafshuar mijëra struktura civile dhe ka imponuar një bllokadë të plotë që çoi në mungesë të furnizimeve bazë si ushqime, karburant dhe ilaçe.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ushtria izraelite nxjerr pamjet e anëtarëve të Hamasit në ambientet e spitalit Al-Shifa sëbashku me pengjet
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 14279
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Biden bisedon me Netanyahun, Shtëpia e Bardhë: Shumë pranë një marrëveshjeje mbi Gazën
12 Janar, 20:41
-
Vuçiç: Serbia do të ofrojë zyrtarisht organizimin e takimit Trump-Putin
12 Janar, 20:11
-
Rubio optimist për angazhim me Kinën si Sekretar Shteti, pavarësisht sanksioneve nga Pekini
12 Janar, 18:47
-
Studimi: Numri i vdekjeve në Gazë 41% më i lartë se shifrat e bëra publike
12 Janar, 17:51
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 16! Autoritetet lokale: Kemi gjetur mbetje të paidentifikueshme
12 Janar, 07:50
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44