Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde do të paraqitet në një gjykatë në muajin Maj, ku do të parballet me akuzat për shpërdorim detyre teksa ishte Ministre e Financave. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i saj mbrojtës.
Lagardë dyshohet se ka abuzuar autoritetin e saj në vitin 2008, duke lejuar një panel arbitrazhi për të zgjidhur një mosmarrëveshje midis miliarderit Bernard Tapie dhe një bankë shtetërore.
Në fund të mosmarrveshjes paneli i arbitrazhit i dha si dëmshpërblim më shumë se 240 milion dollarë zotit Tapie, mik i ish - presidentit francez Nicolas Sarkozy.
Ish ministrja e financave Lagarde, e cila mori postin drejtues të FMN-së në 2011, në vendin e Dominik Stros-Khan, i cili dha dorëheqjen më 18 maj, pas arrestimit në Neë York i akuzuar për abuzim seksual kundër një kamariere të hotelit.
Lagarde është gjërësisht e respektuar për udhëheqjen e saj gjatë krizës financiare evropiane, gjatë tri viteve të kaluara ka mohuar çdo shkelje të ligjit në këtë rast.
(l.ç./v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com