A jemi në sezonin e gripit?! Përgjigjen na e jep shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo (VIDEO)

Rreziku i prekjes nga virozat ekziston në çdo moment dhe të gjithë janë të rrezikuar, megjithatë mjekja Najada Çomo, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT, thotë që ende nuk ka vend për panik pasi temperaturat e larta në mjedis nuk kanë lejuar që virusi i gripit të përhapet. Sipas mjekes ka viroza të tjera që qarkullojnë në ajër, të cilat shkaktojnë lodhje, rënie imuniteti, por konfirmon që nuk jemi në sezon gripi:

Për të qenë korrekte viti ka gjithmonë viroza, nga janari në dhjetor, por çdo virus ka ‘periudhën e vet të preferuar’. Kemi virozat stinore që i takojnë aparatit të frymëmarrjes që shoqërohet me dhimbje muskulare, temperaturë të lartë dhe me lodhje që zgjat disa kohë. Jemi akoma një hap para gripit, nuk kemi hyrë në zonën që fillon ky virus. Sezoni që jemi ka viroza stinore që perceptohet si grip. Gripi ndodh vetëm një herë në sezon, pastaj mund të sëmurësh nga viroza të tjera që janë të ngjashme me gripin. Dhe kur këto viruse të ndryshme të prekin disa herë, forcat mbrojtëse të trupit bien.”, shprehet mjekja. 

Çomo apelon për vaksinim të popullatës para se të nisë sezoni i gripit. Sipas saj duhet të vaksinohen me patjetër sidomos ata që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe që kanë probleme me frymëmarrjen.

Ndërkohë duke filluar nga java e parë e nëntorit në vendin tone do të  vijnë 80 mijë doza vaksinash kundër gripit, në të cilin të parët që do të vaksinohen falas janë grupet në risk, duke nisur që nga fëmijët 0-5 vjeç, te të moshuarit, gratë shtatzëna. Për herë të parë sivjet në kalendarin e vaksinimit përfshihen edhe edukatorët e çerdheve dhe kopshteve si dhe mësuesit.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë