Shefja e ONM-së, Genoveva Calavera me anë të një statusi në Twitter i ka bërë thirrje prokurorëve të Apelit që të shfrytëzojnë mundësinë për të aplikuar për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Prokurorë të Apelit, shfrytëzojeni mundësinë! Aplikoni për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. KLP luan një rol kyç në procesion integrimit të vendit.
Genoveva Calavera
Ditën e djeshme, prokurorja e përgjithshme e përkohëshme Arta Marku ka ripërsëritur thirrjen për aplikimët për KLP-në pas skualifikimeve.
Prokurorët refuzojnë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ndërsa afati prej 15 ditëve vendosur nga ligji në shpalljen publike të kryeprokurores Arta Marku ka skaduar. Marku është detyruar të rihapë garën duke kërkuar që shpallja e re t’i dërgohet çdo prokurori në e-mailin zyrtar.