Samantha Power
Samantha Power, drejtuese e agjencisë humanitare USAID, ka qënë e pranishme ditën e sotme në qytetin egjiptian El-Arish, pranë vendkalimit Rafah me Gazën, përmes të cilit kalojnë ndihmat humanitare për civilët palestinezë.
Gjatë vizitës Power njoftoi se 21 milionë dollarë janë vendosur të shkojnë për ndihma shtesë në Gaza.
Ndihmat parashikohet të përfshijnë furnizime për higjienën, strehimin dhe ushqimin për popullsinë në Gaza, të cilat i shtohen 100 milionë dollarëve tashmë të ofruara.
Lajmi kryesor:
Lufta/ OKB: Ka rrezik të një skenari djallëzor në Gaza! Izraeli: Hamasi u dha qetësues pengjeve për t’i bërë ata të dukeshin të lumtur








