Shegushe Bebeti, ekspozitë mbi artin e riciklimit në kukulla! ‘100 ide për Ballkanin Perëndimor’ pranë Piramidës! ‘Festivali teatror i të rinjve’ te 'Migjeni'

Çelet sot në orën 18.00 në galerinë “Zenit” në Tiranë ekspozita “Arti i riciklimit i sjellë në kukulla” nga artistja Shegushe Bebeti, që do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 20 mars.

Nga sot në orën 18.00 deri në 19 mars mbahet në teatrin “Migjeni” në Shkodër “Festivali teatror i të rinjve” , ku do të marrin pjesë të rinj nga 9 gjimnaze nën drejtimin e artistëve të afirmuar.

Aleanca Franceze mban nga sot në orën 18.00, për tri dit radhazi në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës konkursin “Pranvera europiane”, që përfshin performanca në gjini të ndryshme të artit e kulturës.

Pas Sarajevës “Imagine Dignity” ndal në Tiranë. Çelet sot në orën 18.00 pranë Piramidës në Tiranë ekspozita “100 ide për Ballkanin Perëndimor” me bashkëpunimin e Ambasadës Austriake në Tiranë.

Orkestra e Harqeve mban sot në orën 19.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan koncertin “Dritës tate xhevahir”, me pjesëmarrjen e artisteve Ulpiana Aliaj, Elina Duni si dhe grupit Rob Lufte & Ethnik Band.

Qëndron e hapur deri në 27 mars në Galerinë e Arteve në Shkodër ekspozita “Trajtat spektakolare” nga Jon Kraja e kuruar nga Adrian Isufi.

Me 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus është e hapur për publikun deri në 23 mars ekspozita "Ukraina: një krim lufte" në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

Pret vizitorët deri në 28 mars në galerinë “Bazament Art Space” në Tiranë ekspozita “Midis” nga artisti  Niku Alex Muçaj.

Një rrugëtim vizual në një koncert ngjyrash e çastesh muzikorë të përjetësuara në tablotë e Orion Shimës. Ekspozita  personale “Brio” e piktorit qëndron e hapur deri nesër në galerinë “FAB” në Tiranë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kontributi parësor i turizmit nga jashtë: Vjet 4.1 miliardë euro në 21 miliardë gjithsej të PBB-së. Sivjet, ndoshta 50% më i lartë

Kontributi parësor i turizmit nga jashtë: Vjet 4.1 miliardë euro në 21 miliardë gjithsej të PBB-së. Sivjet, ndoshta 50% më i lartë