Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri, kanë zhvilluar një vizitë në Bruksel.
Shehaj ka njoftuar se gjatë vizitës në Bruksel, së bashku me Kaprin, zhvilloi një takim me sekretaren e përgjithshme të PPE-së, Dolors Montserrat.
Përmes një postimi në Facebook, Shehaj bëri të ditur se në këtë takim ndau qëndrimin e Partisë Mundësia në mbrojtje të drejtësisë dhe të luftës kundër korrupsionit.
Shehaj theksoi se fundi i pandëshkueshmërisë është thelbësor si për të ardhmen e Shqipërisë, ashtu edhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Sipas tij, drejtësia dhe lufta reale kundër korrupsionit mbeten kushte themelore për rrugën europiane të Shqipërisë.
"Në Bruksel, bashkë me Erald Kaprin, zhvilluam një takim me sekretaren e përgjithshme të PPE-së, Dolors Montserrat.
Ndamë me znj. Montserrat qëndrimin tonë në mbrojtje të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Ne besojmë se fundi i pandëshkueshmërisë është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë dhe për integrimin në Bashkim Europian", shkroi Agron Shehaj në Facebook.
Komente











