Shehaj nuk liron foltoren! Spiropali e përjashton: Doni të nxirrni jashtë loje këta të vjetrit, po ata ua kalojnë për revolucion

Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca pasi mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit. Spiropali u shpreh se radhën për të folur e kishte kreu i PD-së, Sali Berisha, duke e quajtur Agron Shehaj “një kopje e keqe e origjinalit”, referuar bllokimit të foltores nga opozita.

Nuk i fiton dot votat as me populizëm, as me TikTok. Do ndërpres seancën. E di që ju si parti e re doni të nxirrni jashtë loje këta të vjetrit po bëjeni me fjalë se po qe për bllokim foltoreje, revolucion ua kalojën ata se kanë më shumë eksperiencë.

Lësho foltoren se do t’u përjashtoj nga seanca. Nuk e merrni dot fjalën për procedurë pasi ia kam dhënë fjalën një deputeti të kuvendit. Nuk u shkon, se për të qenë kopje të këqija të disa tjerëve janë më mirë origjinali. Dëgjojmë më mirë origjinalin.

Zoti Berisha e doni e fjalën. Vijojmë Zonja Gjylameti ka fjalën. Të ulet në vend deputeti. Zhblloko foltoren. Fjalën e ka Berisha. Zhblloko foltoren. Jeni i përjashtuar nga seanca. Ju paralajmërova disa herë, refuzuar të largoheni nga foltorja edhe pse kishit fjalën të regjistruar në këtë pikë të rendit të ditës. Çlironi foltoren, të merren masa të çlirohet foltorja nga zoti Shehaj. 5 minuta pushim, merrni masa të hapet foltorja.

Ndërkohë që zv/kryeministrja Belinda Balluku pas akuzave të opozitës se ishte gënjyer për prezencën e saj, u përgjigj se kishte qenë diku dhe sapo kishte ardhur dhe kjo nuk e pengonte.

Ministrja u shpreh gjithashtu se kishte ardhur dy herë për interpelancë në Kuvend, njëra prej të cilave më 3 Tetor, por deputeti Agron Shehaj nuk ishte prezent pasi nuk hynte dot në Kuvend për shkak të protestës së opozitës para godinës.

“Shehaj ka munguar 2 herë në seancë unë kam qenë këtu. Nuk e kalonte dot derën e Parlamentit. Kam qenë e gatshme”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

LIVE- Shehaj bllokon 4 orë foltoren, pengon deputetët të flasin! Noka e shtyn me forcë, Mziu e lag me ujë! Kërkoi interpelancë me Ballukun për 'Thumanë - Kashar'


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Përplasje në Kuvend/ Noka shtyn Shehajn nga foltorja dhe i hedh telefonin në tokë: Mu hiq, po keqpërdoresh nga Rilindja

Përplasje në Kuvend/ Noka shtyn Shehajn nga foltorja dhe i hedh telefonin në tokë: Mu hiq, po keqpërdoresh nga Rilindja