TIRANE- Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka shpjeguar arsyet pse nuk iu bashkua bojkotit të PD në Kuvend. I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, deputeti Shehi është ndalur tek 3 vendimet e para të qeverisë, dhe tek tema e legalizimti të banesave.
Ndërkaq, një tjetër temë e diskutuar ka qenë edhe zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, dhe aktivitetin e tij në këtë drejtim.
Babaramo: Si ndodhi që nuk u larguat nga salla e Kuvendit?
Shehi: Dy orë më parë u takuam. Morëm një vendim që do rrimë në sallë, do dëgjojmë, gjë që doli jashtë kontrollit. Largimi ishte emotiv. U ngrit dikush, pastaj dhe të tjerët. Siç është sensi i solidaritetit me grupin, u larguan të gjithë. Ishte dhe seancë e parë e pakoordinuar. Me qenë i sinqertë nuk më pëlqen të ngrihem.
Pati një shenjë pendese kur u ngritët?
Disa vendime duhen marrë në mënyrë kolegjale dhe duhen respektuar në mënyrë kolegjale.
Ju i kërkuat këtë kur u mblodhët?
Unë s’kërkova asgjë. Kur i marrim vendimet bashkë do t’i respektojmë bashkë. Po i lamë veç e veç do i bindet ndërgjegjes së tij. Kjo është situatë puro shqiptare, ku secili merr vendimet e tij. Mua s’më ka pëlqyer t’i shkoj tufës nga mbrapa. S’ka asnjë intrigë të mëparshme në këtë, ashtu siç mendohet.
Rama ju ftoi të bëheshit pjesë e qeverisë?
Rama nuk tha “ejani në qeveri”, tha bëhuni kontribues. Rama ka pasur shans të më ftojë për bashkinë e Tiranës. Por kjo është e mbyllur. Pasi unë jam opozitar. Ka qenë një ftesë që opozita të vijë të bashkëpunojë. Për Kushtetutën, unë do them prapë, që duhen reforma, ashtu si në legjislativ, për pronat - një temë e të gjithëve kjo. Edhe çështja e Kodit Zgjedhor duhet të rihapet, të flitet dhe jo vetëm mazhoranca, por edhe opozita duhet të jetë kondicionuese. Integrimi, pronat janë tema të përbashkëta. Nuk ka rëndësi në është temë e mazhorancës apo opozitës. U bënë 23 vjet, a do kemi tema të të gjithë shqiptarëve.

A do jepni votën për mazhorancën në Kuvend?
Patjetër. Madje dhe eksperiencën time. Opozita do jetë konstruktive. Janë disa tema që janë të detyrueshme.
Do ta jepni kontributin individualisht apo i kondicionuar nga opozita?
Si pjesë e opozitës. Jam një nëpunës mesatar.
Reformën administrative si e konceptoni? Si duhet bërë?
Duhen me dhjetëra orë, mijëra faqe për ta shpjeguar. Parimet bazë janë: Meqë shoqërisë sonë i janë rritur kapacitetet ekonomike: në internet, celularë, distancat janë shkurtuar, meqë kemi mbi 600-700 mijë mjete motorike gjykoj se mjaftojnë këto tri parametra që nga vitet '90 deri tani janë bërë shumë ndryshime. Ka ardhur dita ta bashkojmë komunat, qarqet, prefekturat, që t’u japim kapacitete, që këto njësi administrative të mbledhin taksat, të prishin paratë e taksave, të zbatojnë projektet. Kanë nevojë për një numër të caktuar banorësh, sipërfaqe, nëpunësish për të pasur cilësi shërbimi.
Sa i takon krijimit të bashkive të mëdha?
Besoj se do ketë një linjë ligjore që do udhëheqë parlamentin. Kosto e këtyre ndryshimeve do jetë e qeverisë. Unë do thosha se është shpejt për të parashikuar këto tema. Komuna është termi që qëndron në raport me ligjin. Në qoftë se kjo do të bëhet pa marrë pjesë tiparet e territorit, mundësitë e mbijetesës financiare, kapacitetet për të qenë autosuficiente. Ka një sërë faktorësh që duhen marrë parasysh, prandaj problemi është kompleks. Do të ketë të pakënaqur. Bashkimi nuk mund të jetë mekanik. Duhen marrë parasysh faktorët ekonomikë, sociale, traditat krahinore.
Po për çështjen e kthimit të pronave, mendoni se ka arritur në një pikë ku çdo politikan që flet bën një farë demagogjie, a mendoni se është arritur në një pikë që nuk ka më zgjidhje?
Shumë politikanë janë fshehur pas kësaj situate, duke menduar se ka kaos dhe diçka nuk bëhet. Nëse kërkohet mundësia, ka zgjidhje. Çështja e trojeve në qytet është se çdo gjë duhet të kthehet tek i zoti, ligji duhet të punojë për diferencial. Ligji që kur është bërë në princip e ka pasur këtë koncept. Kush është përfituesi, duhet të paguajë një pjesë të detyrimeve sa i takon legalizimit. Të vendoset një çmim i përshtatshëm për të gjithë.
Ju jeni kundër procesit të legalizimit me kosto 0, që ka shpallur qeveria?
Po jam kundër, pasi nuk është i drejtë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe më parë, dhe kjo krijoi problematika, duke shkatërruar tregun e banesave. Zoti Rama nuk duhet ta legalizojë falas, por të vendosë një tarifë të ulët për një periudhë të caktuar kohore. Askush nuk ka të drejtë, qoftë edhe kryeministri, të falë tokën e tjetrit. Nga kjo pikëpamje unë them se zoti Rama bëri dy gabime. Pasi ky model mund të dëmtojë edhe arkën e shtetit. Me mijëra e mijëra shqiptarë presin të marrin shpërblimin që i takon nga pronat.
E mbështesni vendimin për ndalimin e importit të plehrave?
Unë gjykoj se çdo vendim duhet parë se çfarë ka brenda, dhe çfarë efektesh ka tek biznesi, tek shoqëria. Një vendim mund të mos ketë asnjë efekt te ambienti dhe mund të lerë pa punë mijëra persona. Çështja e plehrave është një nga problemet më të mëdha që ka Shqipëria në fushën e ambientit dhe të turizmit.
Një vendim tjetër ishte zëvendësimi i portretit të Presidentit të Republikës me atë të Ismail Qemalit?
Edhe për këtë mendoj se është një ngutje e kotë, s’mund të them së patjetër duhet të jetë fotoja e presidentit, nuk kam këtë bindje. Pasi shqiptarët dhe politika shqiptare, nuk kanë treguar ndonjë respekt të veçantë për këtë institucion. Mendoj se duhej të bëhej një diskutim për këtë. Nuk jam kundër vendosjes së figurës së Ismail Qemalit. Nuk mbaj mend në këtë vend që një president të ketë qenë i qetë në raport me partitë. Mbase shqiptarët nuk e durojnë dot idenë që një koleg i tyre që është ende gjallë të qëndrojë në fotografi pas kurrizit të tyre.
Cili mendoni se duhet të ishte vendimi i parë i qeverisë?
Mendoj se duhet të ishte për çështjet e rendit. Muajt e fundit ka pasur problematika, aq më tepër për shkak të periudhës së tranzitimit të pushtetit. Është rritur numri i vrasjeve. Mendoj se do e filloja me vendosjen e rendit dhe rregullit në qytete. Si dhe vendosjen e rregullit, edhe sa i takon ndërtimeve.
Mendoni se presidenti është mbi palët?
Presidenti Nishani vjen nga ambienti shqiptar dhe është nën presionin e politikës shqiptare. Edhe përzgjedhja e presidentit ka qenë pjesë e politikës shqiptare, dhe presidenti Nishani është derivat i kësaj politike shqiptare.
Sa i takon emërimeve në drejtësi janë me konotacion politik, ashtu siç edhe është thënë nga të majtët. Si e gjykoni?
Nuk e njoh këtë ambient, sa i takon drejtësisë. Por e gjykoj se presidenti Nishani, është ndikuar nga rrethanat politike. Ka qenë nën presionin e fushatës elektorale. Nishani i sotëm do jetë edhe më i pavarur nëse nuk do të sulmohet. Ka një zgjidhje në këtë mes, mjafton një klimë më e mirë politike. Ndërsa zgjidhja përfundimtare do të ishte ndryshimi i politikës. Nëse Rama dhe Basha do të vazhdojnë të mendojnë se kjo është mënyra e zgjedhjes së presidentit, atëherë do të vazhdojë kjo situatë.
A ka filluar zoti Basha të konturojë profilin e tij si kryetar i PD?
Zoti Basha ka dy avantazhe. Është i ri për të parë përpara. Kë energjinë dhe fantazinë e rinisë, dhe duhet të rinovojë strukturat e vjetra. Por ka edhe mjaftueshëm pjekuri politike. Ai ka kaluar gjithnjë në formacion të parë, dhe është goxha i përgatitur në këtë drejtim, me eksperiencën e mjaftueshme. Është mjaftueshëm i pjekur për të parë rrethanat, dhe mjaftueshëm i ri për të përmirësuar strukturën. Por ka edhe problematika. Duhet të bëjë një urë lidhëse mes gjeneratave të reja dhe gjeneratës së vjetër të PD. Duhet të ecë përpara pa lënë plagë mbrapa, por duhet të ecë përpara. Por ndodhet në një rrethanë specifike. Është kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe është jashtë Parlamentit. Pra është i ngarkuar me dy kunguj, edhe bashkinë e Tiranës, edhe kreun e PD. Pasi ka një punë mjaft të madhe me Tiranën. Në të njëjtën situatë ka qenë edhe zoti Rama. Por ka shanse të mëdha përpara. Basha i ka hedhur disa hapa pozitivë. Por i duhet një marsh tjetër shpejtësie.

A i ka lënë hapësirë Berisha?
Berisha duhet të krijojë hapësirë. Ai e ka bërë detyrën e vet. Por është i detyruar t’i hapë rrugë të re. Por mendoj se e gjithë kjo nuk është bërë pa mirëkuptimin dhe marrëveshje me Berishën. Por e gjykoj se Berisha e ka bërë këtë, dhe e ka bërë vendin e vet në PD apo qeveri. Basha ka të drejtë t'i dalë përballë kolegëve të vet, si i vetmi opozitar që la një mandat deputeti, një mandat ministri, dhe u vendos në krye të bashkisë së Tiranës.
Një nga temat e diskutuara, është sulmi i PD ndaj qeverisë se po shkatërron administratën, se po heq nëpunës për t’i zëvendësuar me militantë. A ju duket e drejtë?
Normale që është e drejtë, do ndihmojë punonjësit e vet si çdo parti. Një pjesë e nëpunësve kanë qenë pjesë e LSI dhe u hoqën, por edhe do vinë prapë në qeveri. A nuk do jenë pak a shumë të njëjtët emra në qarkullim. Unë jam kundër heqjes së nëpunësve dhe idesë së fillimit gjithçka nga zero. Ky është bërë sport kombëtar. Zoti Rama nëse pretendon rilindje duhet të bëjë disa gjëra ndryshe, të vlerësojë sipas aftësive. Nëse jo, le të vazhdojë llojin e stilit që është ndjekur deri më tani.
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com