Shehi:Zgjedhjet i humbëm nga 
gabimet tona, por vota u vodhën 

Shehi:Zgjedhjet i humbëm nga <br />gabimet tona, por vota u vodhën 
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi i ftuar në emisioni “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, ka komentuar situatën aktuale brenda Partisë  Demokratike, përjashtimin e sotëm nga seanca të liderit të PD nga kreu i Kuvendit si dhe është ndalur tek ndonjë bashkëpunim i mundshëm mes opozitës dhe mazhorancës në ditët në vijim.
Gjatë bisedës në studio Dashamir Shehi, ka thënë se humbja e Partisë Demokratike në këto zgjedhje ka ardhur si rezultati i mungesës së një programi konkret, mungesa e lidershipit, por e ka cilësuar se në zgjedhjet e 25 qershorit ka patur edhe tjetërsime të votave, duke cituar dhe raportin e OSBE-ODIHR  për zgjedhjet.

“Ne kemi humbur nga gabimet tona nga  lidershipi, nga programi , janë vjedhë votat dhe kanë patur tjetërsim të madh . Janë trukuar dhe deformuar votat e shqiptarëve, procesi kishte dhe gjëra të afektuara”, ka thënë Shehu.

Intervista e plotë e deputetit të Partisë  Demokratike  Dashamir Shehi:

Pak e çuditshme nga zoti Ruçi kjo sjellja e sotme?

Kjo është zgjedhje që tregojnë se ne jemi këtu, Edhe zoti Ruçi duhet të jetë një formulë më e urtë, por ka zgjedhur për të demonstruar këtë  që ndodhi sot  me përjashtimin e Bashës nga seanca parlamentare.

Përjashtimi për këtë seancë i zotit Basha apo dhe seanca të tjera?
Jo është përjashtuar për seancën e sotme, por në seancën e ardhshme Basha do të jetë sërish pjesë e Kuvendit dhe e diskutimeve.Ishte demonstrim force nga zoti Ruçi, por Basha është një lider që do t’a mbrojë opozitën.

Populli të marrë në dorë fatin e parlamentit, si e komentoni ju këtë zoti Shehi?

Kjo është një deklaratë politike që e justifikon këtë gjë, por mjetet për t’a bërë këtë gjë do të gjendet forma gjatë rrugës në vijim. Ky është një proces që e majta nuk do mund të na e heq të drejtën e fjalës. Më vjen keq që një njeri  si Ruçi vepron me këtë formë, mendoja se do ishte me i zgjuar se kaq.
Ju jeni një parlamentar me eksperiencë në Kuvend, këto deklarata të zotit Basha,  mund të prodhojnë tensionim të situatës?
Po unë mund ta cilësoj dhe një tensionim të situatës, por kjo që ndodhi sot në Kuvend  ishte qesharake, sidomos veprimi i  Kryetarit të Kuvendi Gramoz Ruçit për të përjashtuar Lulzim Bashën nga Parlamenti.


A mjafton një incident i tillë për të prodhuar protesta në vijim?

Sigurisht se nuk mjafton kjo pjesë, por zoti Ruçi nuk u tregur i urtë, kjo që ndodhi ishte e turpshme dhe e frikshme, këto tregojnë se kanë këtë qëllim dhe jo këtë nevojë.

Kjo retorikë e Bashës mund të rrezikoj komisioni për  kodin zgjedhor?

Kjo punë do të harrohet shumë shpejt, kanë menduar se ky debati i sotëm do na bëjë dëm, por nuk është kështu, Gjithçka do të harrohet dhe do t’i ikë rëndësia edhe lajmit do t’i humbasë vlera dhe situata do të shkojë drejt normalizimit. Debati për ligjin do të bëhët në komisionin zgjedhor dhe nuk ka si të bëhët para popullit, pse duhen bërë ndryshimet me propozimet,kjo ju mbetet ekspertëve që janë pjesë e atij komisioni.

Çfarë parashikoni ditën e enjte?

Asgjë nuk mund të pareashikojë përsa i përket fjalëve nuk duhet të flasin të gjithë sepse humb përqendrimi, por shpeshehre kjo që nuk eshte e shëndetshme.
Mund të kenë bërë një situatë për ta tensionuar këtë situatë duke u bazuar në këtë pretekst?
Do ta tregojnë zullumin e tyre dhe do ti tregojë edhe të huajve.


Keni një rezervë për 18 personat e komisionit, keni rezerva për numrat?

Sigurisht se nuk jemi të gjithë ekspert, por ka qenë një dëshirë e Bashës për aleatët që të bëhën pjesë dhe ne e kemi pranuar këtë pjesë. Kemi vite që lodhemi sforcohemi për këtë pjesë për hartimin e një kodi  sa më gjithpërfshirës.

Mund t’ju pyes pak, duket se ka një afrim mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Kauzat në opozitë të bashkojnë vetvetiu, ato nuk po vendosin unaza, por çështjet duhen të trajtohen si duhet. Duhet t’i mbushin mëndjen qytetarëve se janë shkëput  nga kjo qeveria.
Prania e LSI në komisionin zgjedhor  mund të rriskojë këtë çështje?

Jo aspak nuk rrezikon aspak, sepse ka një interes në rrafshin praktik dhe padiskurim i intereson që të jetë sa më gjithpërfshirëse.
PD mbart eksperiencën për të përfaqësuar të djathtën, historia e PD është më e gjatë dhe më e thellë, nuk është çudi që të nisin rrugë të tjera.


Duket se do të kemi një stinë të fortë mes PD dhe PS?

Mund të krjojojnë një sinergji, por gjatë rrugës mund të gjejmë një bashkëpunim. Mund të lihet dhe menjanë sulmet personale dhe të zgjedhin të ecin përpara në dobi të qytetarëve.Në shtratin zgjedhor të koordinohen dhe të gjejnë forcë. Në politikë duhet të mësohet të bashkëjetohet me ato që mendojnë ndryshe.

Reagimet e ambasadorit LU, dëgjova sot Berishën dhe Bashën që nuk po e mbështesin aq sa duhet këtë gjë për grupet e strukturuara kriminale?

Vetë unë nuk jam i lumtur kur dëgjojë ambasadorin amerikan që flet për këtë gjë. Ambasadori tha ato që ka denoncuar opozita kohë më parë.
Shqipëria ka një njollë  në këtë pjesë, për t’ju hequr Shqipërisë ky lloj imazhi duhen vite.
Unë gjykojë se të gjithë diplomacitë e huaja janë  këtu për të bërë “ëatch dogun”, tashi i ka të gjitha vetë, tani i dhanë sinjalin se do të mbash përgjegjësinë.
Ne nuk jemi të lumtur, sepse nuk i faturohet vetëm qeverisë, por na njollos  dhe ne. Në vend që të studionin dhe arsimoheshin, te rinjtë po mbushin burgjet. Po vriten, sepse akoma nuk kanë marrë paratë e drogës, e gjëra të kësaj  natyre. Kjo është e patolerueshme. Në fund janë shqiptarët që do t;a vuajnë këtë pjesë, ka përfunduar Intervistën në Report TV, deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi.


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu