TIRANË – “Bravo znj.Merkel, përsëri kancelare, për të tretën herë! Urime Gjermanisë!” – Me të tilla fjalë e ka përshëndetur fitoren e kancelares Merkel në Gjermani, politikani shqiptar i së djathtës, Tritan Shehu.

Pas publikimit të të dhënave të para, Shehu e shpreh kënaqësinë e tij në Fb: “ Fitore e shkëlqyer e CDU-së gjermane. Menjehere mbas fitores së CSU-së në Bavari. Pra, fitore e politikave të Qendrës së Djathtë aty, pavarësisht se si do të jetë koalicioni i ardhshëm.

Kjo fitore është shume e rëndësishme për zhvillimin e atij vendi të madh dhe për forcimin e mëtejshëm të BE-së,”- thekson ai dhe e lidh fitoren e Merkel me problemet e Shqipërisë.

“Kjo fitore influencon shumë pozitivisht për tejkalimin e krizës ekonomike dhe për thellimin e mëtejshëm të adezionit të BE-së. Shqipëria nesër do të jetë kandidate për në BE-së dhe në këtë rrugë, konsolidimi i Merkelit e i Gjermanisë ka qënë dhe do të vazhdojë të jetë thelbësor.”

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)