I ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv Tritan Shehu ka komentuar rezultatin e referendumit në Itali.
Sipas Shehut Italia i tha jo referendumit po jo Europës. Ai thotë se shteti fqinj është mësuar nga paqëndrueshmëritë politike ndaj dhe ky ndryshim nuk do të ketë efekte.
"Në Itali nuk ekziston antievropianizmi. Italianët edhe në të gjitha sondazhet që janë bërë edhe ai i fundit dalin në mazhorancë evropianistë.
Në Itali nuk ekziston rreziku si në Austri. Italia është solide në shumicën dërmuese të saj.
Së dyti Italia është mësuar me kriza qeveritare. Italia është një vend që ndryshimet e qeverie kanë ndodhur edhe brenda 24 orëve. dhe vendi ka ecur përpara. Pra, nuk afektohet shumë nga ndryshimi i qeverive. Kjo është një meritë e italianëve.
Sot do të vazhdojnë takimet normalisht. Mbasdite është takimi i Renzit me presidentin e Italisë që do t`i paraqesë dorëheqjen. E në këtë moment roli i presidentit merr fuqi absolute. Tani do të jetë një qeveri afatshkurtër", u shpreh Shehu.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com