TIRANË – Demokrati Tritan Shehu ka reaguar pas protestave për  rastin “Kareli” duke tërhequr vëmendjen për të “mos rënë pre e reaksioneve të tejskajshme, sepse ai krim nuk është indeks për marrëdhëniet tona shumë të mira me Greqinë, me propullin grek” aq më tepër kur “të vërtetën e mësuam qartësisht nga mediat greke.”

Shehu, në një mesazh në FB, shkruan:  “Vrasja e të ndjeri Kareli në burg, në Greqi, është një krim shumë i rëndë; shumë i rëndë veçanërisht për faktin se ndodhi në një institucion shtetëror, nga njerëz me uniformë; i pajustifikueshëm edhe nga vepra kriminale e Karelit. Por kujdes! Mos të biem pre e reaksioneve të tejskajshme. Ai krim nuk përfaqëson nivelin, emancipimin e Greqisë.

Të gjithë ata aty e kanë dënuar thellësisht atë krim. Sistemi i drejtësisë greke është vënë në lëvizje për të dënuar fajtorët dhe ky krim nuk mund të dëmtojë marrëdhëniet tona me Greqinë, këtë nuk mund ta realizojnë qoftë autorët e tij, qoftë ata që duan ta keqpërdorin,”- nënvizon Shehu.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)