TIRANE – Reforma qeveritare në shëndetësi përballë Programit të PS-së, është bërë shkas i daljes në një konferencë shtypi të deputetit të PD-së, dikur Ministër Shëndetësie, Tritan Shehu.
Shehu tha se sot në vendin tonë përfitojnë falas medikamente dhe shërbim rreth 530 mijë pensionistë, të papunët, ata me përkrahje sociale, nxënësit, invalidët e kategori të tjera nën nevojë. Grupime të tëra nga këta përfitojnë dhe skema suplementare mbështetje shëndetësore, komplekse e falas si gratë shtatzëna, në të gjitha ekzaminimet e nevojshme për ato dhe fëmijët, përfshi dhe ekzaminimet speciale, si ato me ECO, invalidë të grupeve të veçanta, programe të ndryshme parandalimi, si për disa forma tumoresh etj. Kjo kërkon e ka kërkuar rritje të ndjeshme buxheti këto vite, duke arritur këtë vit buxhetin maksimal shëndetësor e social në vlerë. Kjo i jep shtetit tonë një aspekt thellësisht social.
Duke kuptuar këto të vërteta, përfundoi Shehu, besoj se për gjithsecilin është e qartë se rrugët e zgjidhjes për problemet ekzistuese që prezanton z.Rama janë krejt irracionale, centraliste si dikur në komunizëm, absolutisht diametralisht të kundërta me ato zhvillime që ka nevojë sistemi ynë shëndetësor në të ardhmen
Redaksiaonline
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com