Shehu: Qeveria zgjeroi moshën për
check up-in që të fshehë dështimin

Shehu: Qeveria zgjeroi moshën për<br />check up-in që të fshehë dështimin
Trita Shehu, kryetar i Departamentit të shëndetësisë në Partinë Demokratike shprehet se qeveria  nuk ka asnjë argument për të zgjeruar moshën që do të përfitojë shërbimin Check-Up.
 
Sipas Shehut numri i aplikimeve për check-up nga qytetarët është shumë më i vogël se ai për të cilin buxheti paguan, prandaj është vendosur arbitrarisht zgjerimi i moshave, veçse për të fshehur dështimin.
 
“Check-up ne shëndetësi, qeveria kërkon te "mbuloje diellin me shoshe"!
Qeveria vendos pa asnjë argu​ment teknik e shkencor që mosha e atyre që përfitojnë nga i ashtuquajturi Check- Up të zgjerohet deri në 70 vjeç.
 
Kjo bëhet kur mbas dy vitesh që kjo procedurë, e aplikuar vetëm në vendin tonë, pa rentabilitet financiaro-klinik, me hapësira të mëdha keq përdorimesh te fondeve, me një kosto shumë të lartë për sistemin tonë shëndetësore etj, "funksionon" pa u dhënë asnjë konkluzion shkencor, klinik, financiar apo statistikor ky.
 
Deri më sot nuk është paraqitur asnjë publikim profesional, asnjë kumtesë apo diskutim i vlefshëm, nuk ka as edhe një analizë të mirëfilltë për këtë iniciativë të kushtueshme.
 
Në fakt nuk publikohen as numrat e të ekzaminuarve, që janë shumë më poshtë shifrës prej rreth 470000 qytetarë, për të cilën paguhet detyrimisht rreth 6 m euro në vit nga buxheti, si dhe as përfundimet klinike të tyre.
 
Në këto kushte, përsëri në mënyrë okulte, pa asnjë argument financiar e klinik, dekretohet zgjerimi i hapësirës së moshës.
Natyrshëm del një pyetje, nqs nuk shtohet vlera e pagesës ndaj kompanisë, si ndodh që ajo ta marrë përsipër këtë shtesë gratis?! 
 
Në fakt e vërteta është e thjeshtë: Duke qenë se numri i aplikimeve për check-up nga qytetarët është shumë më i vogël se ai për të cilin buxheti paguan, gjë që nuk mund të mos krijojë probleme serioze, vendoset arbitrarisht zgjerimi i moshave, veçse për të fshehur dështimin.
 
Kësaj i thonë "shto miell e shto ujë". Në fakt kjo procedurë ekzaminimesh me këtë logjikë mund të zgjerohet edhe në drejtime të tjera....! Kjo është shëndetësia falas..... pa përfitim për qytetarët...me shpenzimet e buxhetit”,
ka shkruar Shehu në facebook.

shehu

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan modelen, dy motrat Berisha ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën, sipas TIMS rezultojnë në Shqipëri

Dhunuan modelen, dy motrat Berisha ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën, sipas TIMS rezultojnë në Shqipëri