Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit qëndrimet e tij po dëmtojnë Kosovën. Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga dhënia e vendimit të KE për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë, Shehu shprehet se Rama po kërcënon BE duke përdorur idenë e "Shqipërisë së madhe". Sipas tij, kjo tezë e kreut të qeverisë është në dëm të perspektivës europiane të Shqipërisë, Kosovës, të Rajonit e të stabilitetit të tij.
Ai ka dhënë edhe disa argumente, sipas së cilit vërtetojnë se "Shqipëria e Madhe" për të cilën pretendon Rama është një "kërcënim" për të arritur drejt qëllimit final dhe jo një synon të cilin po punon për ta bërë realitet.
Deklarata e plotë
Edi Rama po i bën një dëm të madh Kosovës, dialogut të saj me Serbinë dhe njohjeve ndërkombëtare me kërcënimet për Bashkimin me Shqipërinë, ose sic e quajnë jo miqt tanë për “Shqipërim e Madhe”. Pasi përdori krimin për pushtet tani Edi Rama po përdor Kosovën për të kërcënuar Evropën vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e tij. Nëse do të donte vërtet Kosovën Edi Rama nuk do të mbështeste ndarjen e saj, nuk do t'u vendoste traun kosovareve e shqiptareve, Shqipëria nuk do te ishte vendi i dytë pas Serbisë me tarifat më të larta për Kosovën, dhe nuk do bëhej një shkak më shume për pengimin e liberalizimit të vizave ndaj Prishtinës. Përdorimi i Kosovës për interesa personale është kriminale. Teza e loja “nacionaliste” e gjoja bashkimit të Shqipërisë me Kosovën është në dëm të perspektivës europiane të Shqipërisë, Kosovës, të Rajonit e të stabilitetit të tij.
Kjo demagogji shkon ndesh me interesat tona kombëtare të bashkimit real të të gjithë shqiptarëve nesër, si vende pa kufij në BE.
Komente













Nuk di disa "intelektual" cka mendojne duke injoruar semantiken e nje sintagme prosllave"Shqiperia e Madhe".As e madh e as e vogel Shqiperia me bashkimin e shqiptareve ne nje shtet,jo keshtu sic jemi te ndare ne 5-6 shtet, nuk eshte as e drejte njerezore e as e drejte komebtare,Keshtu sic veprojne disa politikane,si ky kodoshi ketu, eshte vetem nje grusht vetes, dhe nje dhenie forca kundershtareve te shqipareve dhe shqiperise.
PërgjigjuO tritan mavria sa shpejt e harove preshin o tritan përsheshin. Ti je një karagjoz o tritani qeros. Nuk shtyhet jeta me gënjeshtra o tritan preshi përsheshi.
PërgjigjuIk or stalinist ik se e keni nxirë kombin me trillime komuniste , ik
Përgjigju