Kuvendi i PD pritet të vendosë ndryshime thelbësore në statutin e demokratëve, por dhe në formën e organizimit. Ish kryetari i PD-së Tritan Shehu shprehet se ndërtimi i sekretariateve dhe i departamenteve do të krijojë një frymë më demokratike në PD.

Por se ato nuk do ti bëjnë hije komisioneve parlamentare të ngritura tashmë në selinë blu. Po ashtu ai thekson se nuk ka asnjë argument për kufizimin e mandatit të deputetit, nëse ai është fitues i zgjedhjeve.