Shehu: Testimi i mjekëve denigrues
Rama kërkon të zbusë tonet!

Shehu: Testimi i mjekëve denigrues<br />Rama kërkon të zbusë tonet!
TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit që ky i fundit zhvilloi me mjekët e QSUT-së dhe ku theksoi se testimi i tyre është një domosdoshmëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti i PD-së Shehu shprehet se testimi i mjekëve që kërkon të bëjë qeveria, është denigrues për bluzat e bardha.

Sipas tij qeveria ende nuk ka një plan konkret lidhur me zhvillimin dhe zbatimin e kësaj iniciative që kërkon të marrë, ndërsa e sheh takimin e Ramës me mjekët e QSUT-së për të zbutur tonet lidhur me testimin që do të zhvillohet.

Më poshtë postimi në rrjetet sociale i deputetit të PD, Tritan Shehu:
Kryeministri sot perseri ne QSUT. Ndryshe nga dje ai takoi shefa sherbimesh aty. Takimi qe ju dedikua “testimit”, ishte i pa paraprire nga nje platforme, pa pjesemarjen e mediave, i nxituar e perseri i sforcuar. Menyra si u zhvillua ai, tingellon si nje fitore e pare e personelit shendetesor shqiptar, qe ju kundervu atij “testimi” te paligjeshem. Z. Rama nga presioni i ketyre javeve kerkon te fitoje kohe e te zbuse tonet, por pa e pranuar ate gabim. Per kujtese, ishte ai vete iniciuesi i asaj ideje te pa ligjeshme me 29 dhjetor. Deklaroi sot se akoma nuk ka asnje platforme per “tesitimin”, se kjo periudhe do jete e gjate duke permendur “tetorin”, kur vetem para disa ditesh ishin percaktuar dhe muajt e shkurtit e marsit. Ne teresi kerkoi te tregohej krejt i paqarte per menyren e realizimit, interferencave me edukimin e vazhdueshem, afateve kohore, konkluzioneve te pritshme nga rezultati e per pasojat qe do kishte personeli mbas ketij “testimi”. Para pak ditesh u deklarua shpallja vakant e vendit te punes per "rezultat negativ". Megjithate nuk deklaroi as sot terheqjen nga ai propozim arbitrar e denigrues. Personeli shendetesor ne saje te solidaritetit qe manifestoi vertet arriti keshtu nje sukses, por akoma jo te plote dhe te perkoheshem.

shehu fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur