Shekulli XXI në futboll, Tirana është klubi më i mirë shqipta

Shekulli XXI në futboll, Tirana është klubi më i mirë shqipta
Tirana është klubi më i mirë shqiptar i Shekullit të 21-të në arenën ndërkombëtare. Renditja është bërë nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS. Tirana ndodhet në vendin e 173-të, me 643 pikë dhe distancohet nga ekipet e tjera shqiptare që janë më poshtë në renditje.

Skuadrat e tjera shqiptare renditen kështu: Vllaznia (vendi i 241/523.5 pikë), Dinamo (285/425.5), Teuta (346/401.0), Shkumbini (414/322.0), Besa (424/313.5), Partizani (462, 292.5), Elbasani (482/278.5), Flamurtari (474/288). të gjitha të dhënat janë në palmaresin e Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS.

Interesant është fakti, se Besa dhe Elbasani tani janë pjesë e Kategorisë së Parë, ndërsa Partizani luan në Kategorinë e Dytë shqiptare. Ekipi më i mirë i shekullit të 21-të është Barcelona me 2917 pikë, e ndjekur nga Mançester Junaitid me 2793 pikë dhe Arsenal, 2618 pikë.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Të mendosh si kampione! Historia e Eglantina Shabanajt në 'Një nga ne': Kam fituar 15 gara shahu, ky pasion do vdesë me mua

Të mendosh si kampione! Historia e Eglantina Shabanajt në 'Një nga ne': Kam fituar 15 gara shahu, ky pasion do vdesë me mua