'Shell' gati të nisë kërkimet për naftë në Berat, do investohen 43 milionë dollarë
"Shell" angazhohet të investojë rreth 43 milionë dollarë në shtatë vitet e kërkimit, të ndara në tre faza.
Foto ilustruese
Kontrata mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë multinacionale “Shell” për kërkimin e naftës në Bllokun e katërt është botuar në Fletoren Zyrtare. Në të përshkruhen të drejtat dhe detyrimet e palëve, vlera e investimeve dhe
Siç ishte bërë e ditur edhe gjatë fazës së negociatave, "Shell" angazhohet të investojë rreth 43 milionë dollarë në shtatë vitet e kërkimit, të ndara në 3 faza. Në fazën e parë kontraktori zoton një angazhim financiar minimal prej 8.57 milionë dollarësh, ku pjesa më e madhe do të shkojë për punime sizmike dhe përpunimin e interpretimin e të dhënave sizmike.
Në fazën e dytë me afat 2-vjeçar janë plot 20.17 milionë dollarë të cilat do të investohen në këtë bllok, ndërsa në fazën e tretë investimi minimal është prej 14 milionë dollarësh. Krahas investimit, "SHELL" do të paguajë një rentë minerare në masën 10% të hidrokarbureve të disponueshme. Po ashtu, kontraktori do t’i paguajë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyre një bonus nënshkrimi prej 1.5 milionë dollarësh brenda 30 ditësh nga publikimi i VKM-së që miraton këtë kontratë. Kjo do të thotë se kjo pagesë do të aktivizohet brenda datës 12 Korrik 2018.
Bonuset e tjera të prodhimit përfshijnë një pagesë prej 250 mijë dollarësh për prodhimin e parë tregtare; 750 mijë dollarë pasi prodhimi arrin në 15 mijë fuçi naftë në ditë; si dhe një bonus prej 1.5 milionë dollarësh nëse prodhimi mesatar ditor arrin në 30 mijë fuçi nafte. Krahas tyre, Shell zotohet të paguajë një bonus trajnimi vjetor prej 300 mijë dollarësh, fonde të cilat do të shkojnë për specializimin e punonjësve të AKBN, mbulimin e shpenzimeve të institucionit dhe blerjen e literaturës teknike, dhe pajisjeve të tjera të nevojshme.
Kontrata përfshin edhe një nen ku garantohen favorizimi i personelit shqiptar, i cili do të zëvendësojë gradualisht personelin e huaj jo drejtues gjatë fazës së prodhimit.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3167
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çelet tregu i Krishtlindjeve në Berat! Qyteti i UNESCO-s, i magjishëm me ngjyrat e dritat festive
25 Nëntor, 11:26
-
'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025
24 Nëntor, 07:20
-
Ministri hungarez i Shtetit: Shqipëria hapa konkretë drejt integrimit në BE
23 Nëntor, 15:15
-
Si u bë mandarina e Hingës ‘e famshme’ në tregjet e Ballkanit! Fermerët e kthyer nga Greqia prodhojnë mbi 1300 ton në vit, por s’kanë punëtorë
23 Nëntor, 13:38
-
Berat/ Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri bio pasi i reklamonin në rrjetet sociale, arrestohet 56 vjeçari, në kërkim i biri! Policia: Produktet e përdorura, ende të panjohura!
23 Nëntor, 10:24
-
Babai i Uzunit fjalë të ashpra kundër Sylvinhos: S'ia vlerësuan djersën e sakrificën, as këpucët nuk ia morën në transfertë! Ata i fshinë emrin nga Euro 24
22 Nëntor, 14:26
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Fronëzohet Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Asti! Ceremonia u krye në Katedralen 'Shën Dhimitri' në drejtimin e Kryepiskopit Anastas dhe pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë (VIDEO)
21 Nëntor, 18:04
-
Emërimet e reja/ Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda prezantojnë drejtorin e ri të Policisë së Beratit! Detyrat që iu lanë Luigj Vathit
17 Nëntor, 20:39
-
Media spanjolle 'La Vanguardia': Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri
15 Nëntor, 09:22
-
Stacionet e karburantëve Shell futen në tregun shqiptar
14 Nëntor, 17:08
-
Zgjidhet Mitropoliti i ri i Beratit, Vlorës dhe Kaninës! Fronëzimi kryhet javën e ardhshme
14 Nëntor, 15:32
Beratasit tani do pasurohen, shtëpi prej floriri do ndërtojnë. Bravoooooooo...bravo beratasve!
Përgjigju