Ata deklaruan se për vitin 2012 është planifikuar shpimi i pusit “Shpiragu 2”, në afërsi të fshatit Mbjeshovë, komuna Sinjë, Berat, ku do të investohen rreth 50 milionë dollarë. Për eksponentët e lartë të këtyre kompanive, ky vit mund të rezultojë një “vit zbulimi” përsa i përket fushës së naftës.
Për ministrin z. Naço, zbulimi i naftës, në sektorin “Shpiragu 2”, gjatë vitit 2012 do të jetë një dhuratë mjaft domethënëse për shtetin shqiptar, edhe në 100 vjetorin e themelimit të tij.
Për ministrin e METE, zbulimi i një fushe të re nafte në Shqipëri, do të ishte një lajm i rëndësishëm jo vetëm për këto kompani, por edhe për gjithë shqiptarët.
(aq/shqiptarja.com)