Shembeja e Obeliskut, Doda thirrje
për veprim: Fundi i demokracisë!

Shembeja e Obeliskut, Doda thirrje<br />për veprim: Fundi i demokracisë!
Deputetja demokrate Mesila Doda ka reaguar për prishjen e “Obeliskut të Demokracisë” nga Insepektoriati Urbanistik Vendor, i ndërtuar në qëndër të qytetit të Kavajës në vitin 1993.
 
Në një status në rrjetin social Facebook, Doda shkruan se po bëhemi dëshmitarë të istalimit të hakmarrjes. Ajo bën thirrje për veprim, pasi në të kundërt të gjithë do të jenë bashkëfajtor për fundin e demokracisë në vend.
 
 
“Po i dukemi se nuk ekzistojmë? Kaq poshtë kemi rënë që bëjmë sehir tek shkulin në qytetin simbol të demokracisë, monumentin simbol të fitores së një kohe të re anti-diktaturë, dhe s'kemi asnjë fuqi që të reagojmë? Ne sot po bëhemi dëshmitare të instalimit të hakmarrjes dhe diktatit të krimit. Nëse nuk veprojmë, jemi fajtor për lëshimin dhe frikën...jemi bashkëfajtor për fundin e demokracisë në vend”, shkruan Doda në rrjetin social Facebook.


doda ne fb






























Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë