Dy godina të konvikteve të Universiteti Bujqësor të Tiranës janë hedhur në erë me shpërthim eksplozivi të kontrolluar. Këto godina u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ishin cilësuar si një rrezik për banorët e kësaj zone.
Më parë Këshilli bashkiak i Tiranës ka vendosur për shembjen e 10 konvikteve të Univesitetit Bujqësor të Tiranës. Tashmë mbeten për tu shembur edhe 8 godina të tjera.
Dhjetëra familje në Laç vijojnë të qëndrojnë në pallatet e shpallura të pabanueshme si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Pavarësisht se i është vendosur shiriti i kuq dhe njoftimeve për rrezikshmërinë e këtyre objekteve qytetarët thonë se janë të detyruar të sfidojnë frikën, pasi autoritetet nuk ju kanë gjetur vendstrehim. Ata kërkojnë që të bëhet sa më parë vlerësimi përfundimtar i këtyre pallateve me qëllim që të vendoset se si do të vijojnë.
“Është copë- copë, aq keq që është sa futet dora në mur. Asnjë s’ka ardhur, hajde shikoji si i ke. Të tregoj dhe ilaçet që kam marrë për fëmijët pas tërmetit, për të dy fëmijët, kam dhe plakën e vjetër”, tha një banore
Në qytetin e Laçit janë shpallur të pabanueshëm nga grupet e ekspertëve në terren 60 pallate, por vetëm 7 prej tyre kanë nisur të shemben, pasi për të tjerët ende nuk është dhënë vlerësimi përfundimtar. Ndërkohë Bashkia e Kurbinit ju ka kërkuar banoreve që kanë ngelur të pastrehë të aplikojnë për bonusin e qirasë.
BRAVO QEVERISE,,A KA MUNDESI QE TE SHEMBNI TERESISHT KAMZEN,,PASKUQANIN,,BATHOREN,,DHE TERE RRETHINAT E TIRANES,,ERDHEN SHPELLARET DHE QELBEN DHE BAJGESOSEN TERE TIRANEN,,,LLUM I KOMBIT...
Përgjigju