
Rame Lala
Vijon operacioni për shpëtimin e familjes Lala në Thumanë. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se nga banesa katër katëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, janë nxjerrë të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë banesë jetonin tre kurora të së njëjtës familje.
Ndërkohë vijon operacioni për shpëtimin e Ramë Lalës 17-vjeç.
-Sadete Lala e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.
-Ilir Lala i pajetë, (ishte i paralizuar prej vitesh)
-Ramë Lala 17-vjeç ka shenja jete
-Amelia Lala është nxjerrë e gjallë.
-Griselda Lala motra e Ramës
-Marjeta Lala nëna e katër fëmijëve
-Emilio Lala nuk është nxjerrë ende (nuk dihet gjendja)
-Dionis dhe Dionisa nuk dihet gjendja e tyre
Lajmi kryesor:
DURRËS/ Nxirret e pajetë nën rrënojat e 'MiraMare' balerina nga Tirana, vëllezërit kosovarë të vdekur tek 'Tropikal' (VIDEO)










