Të paktën 98 persona kanë vdekur dhe më shumë se 160 janë plagosur pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës gjatë një koncert të këngëtarit të njohur Rubby Pérez në klubin e natës Jet Set. Përveç këngëtarit, mes viktimave është ish-kampioni i bejsbollit të Amerikës së Veriut, Octavio Dotel, i cili ndërroi jetë teksa po transportohej në spital dhe Nelsy Cruz, guvernatorja e provincës Monte Cristi, tha Presidenti Luis Abinader

Sipas mediave lokale në klubin e natës ndodheshin rreth 500 dhe 1000 njerëz, shkroi La Repubblica.

Drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente (COE), Juan Manuel Méndez, tha se kishte shpresë që shumë nga ata që ishin nën  rrënojat e çatisë së shembur ishin ende gjallë. Megjithatë mundësia për rritjen e numrit të viktimave është e madhe.

Jet Set është një klub nate popullor, i cili organizon rregullisht koncerte me muzikë kërcimi të hënën në mbrëmje. Të pranishëm ishin politikanë, sportistë dhe figura të tjera të shquara.

Ky nuk është rasti i parë që ndodh në klubet e natës. Kujtojmë se në fillim të muajit të kaluar të paktën 60 persona ndërruan jetë dhe më shumë se 155 persona mbetën të plagosur në Maqedoninë e Veriut si gjithashtu si pasojë e flakëve që përfshinë një klub nate në Koçan.