Shembet Kalaja e Beratit, neglizhenca
e ministrisë shokon turistët japonezë

Shembet Kalaja e Beratit, neglizhenca<br />e ministrisë shokon turistët japonezë
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar shembjen e një pjese të murit të Kalasë së Beratit. Nëpërmjet disa fotove ku tregohet rrënimi i kalasë, FMTK i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës të ndërhyjë sa më shpejt.

Ndërkohë, në foto dallohen edhe disa turistë japonezë, të cilët janë shprehur të habitur për neglizhencën ndaj Kalasë së Beratit që i ka mbijetuar shekujve.

shembet kalaja beratit

Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore reagon në të këtë mënyrë: “Tani rrokopuja është përshpejtuar. Kurrë s’ka patur me tepër fonde Ministria e Kulturës se tani dhe kurrë s’ka patur po ashtu më tepër neglizhencë ndaj objekteve në rrezik të trashëgimisë sonë unikale”.

Forumi ka postuar disa foto me diçiturën Shembeje të reja kalanë e Beratit… “Nga ana që shihen lagjet e banimit. Pamjet flasin vetë. Këto foto u bënë dy ditë më parë kur një grup turistësh japoneze shihnin njeri-tjetrin gjithë habi !!!”, shkruajnë anëtarët e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

shembet kalaja beratit

shembet kalaja beratit

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Dortmund kërkon sot finalen e Champions, Terzic para PSG-së: Ndeshjet e mëdha vendosen nga lojtarët e mëdhenj

Dortmund kërkon sot finalen e Champions, Terzic para PSG-së: Ndeshjet e mëdha vendosen nga lojtarët e mëdhenj