Një masiv shkëmbi është shembur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Burrel - Klos, duke rrezikuar automjetet që lëvizin në orët e mëngjesit.
Masivi shkëmbor është shembur në vendin e quajtur "Shkëmbi i kuq" në fshatin Suç.
Fatmirësisht në momentin e shembjes së shkëmbit në rrugë nuk ka patur automjete.
Ndërkohë qarkullimi është bllokuar në njërin kah lëvizjeje, ndërsa nuk ka ndërhyrje për largimin e gurëve për shkak se rruga ende nuk ka mirëmbajtje. Shembje gurësh ka pasur vazhdimisht edhe në aksin e Shkopetit e po ashtu edhe në aksin Klos - Qaf Buall.