Një objekt 7-katësh është shembur me eksploziv ditën e sotme tek Unaza e Madhe e Tiranës.

IKMT ka publikuar pamjet nga momenti i hedhjes në erë të godinës së lartë. Ndërkaq bën me dije se objekti ka rënë me sukses dhe për ta hedhur në erë u përdorën 10 kg lëndë eksplozive që ishin vendosur në 350 vrima të hapura në trupin e objektit.

“IKMT prish me sukses objektin 7 katësh ne gjurmën ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës. U përdoren 10 kilogramë lëndë shpërthyese, që u vendosen në 350 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit”, thuhet në njoftim. 

Nga pamjet shihet se objekti me ngjyrë portokalli ka rënë për disa sekonda në tokë duke krijuar një re pluhuri në horizont.

1616779060_Sequence03.00000510.Still028.jpg