KAVAJË- Një pallat 6 katësh të Shkëmbi i Kavajës është shembur me shpërthim të kontrolluar, pasi u shpall i pabanueshëm nga tërmeti.

Në trupin e kësaj godine u hapën 200 dhe u përdorën 6 kg eksploziv c4, dhe nga shpërthim i saj fatmirësisht nuk pati dëme në objektet e tjera përreth. Shpërthimi i kontrolluar në ndërtesën 6 katëshe, siç shihet në video e sjellë nga Report TV u realizua nga efektivët e kompanisë xhenio të Forcave të Armatosura.

Shembja e këtij objekti është në vazhdën e shembjeve të godinave apo shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Për shkak të pandemisë procesi i prishjeve dhe fillimi i ndërtimeve masive ishte ndërprerë dhe ka disa ditë që ka rinisur. Lidhur me këtë proces, drejtuesi i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit,  Durrës Ardian Halili thotë se do të veprohet vetëm pasi të kenë thënë fjalën e fundit Instituti i Ndërtimit në Tiranë.

"Mënyrën e shembjes e përcaktojnë ekspertët ndërsa ne jemi në  zbatim të ligjit", tha ai.

Momenti i shpërthimit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Pamje me dron/ Momenti i shpërthimit më tritol të pallatit 6 katësh të Shkëmbi i Kavajës (VIDEO)

Ky është momenti i shembjes me tritol të pallatit të 6 katësh te Shkëmbi i Kavajës , pasi ishte i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Shpërthimi është realizuar me sukses dhe pa asnjë dëmtim në objektet pranë tij.