TIRANË- Për të gjithë ata që e kanë nisur herët ditën kanë parë aksionin e shembjes së një prej ndërtesave "më të famshme" në kryeqytet.

Ditën e sotme është shembur ndërtesa prej xhami e cila ishte ndërtuar në pjesën hyrëse të stadiumin "Arena Kombëtare". Punimet për stadiumit janë drejt përfundimit, dhe kjo ndërtesë katër katëshe ku kishte kafene, sallon bukurie dhe fast-food duket se i "zinte frymën". Në këtë hapësirë është planifikuar të jetë parkim, që do t'u shërbejë të gjithë tifozëve që do të zgjedhin të shohin ndeshjet nga "Arena Kombëtare".

Shembja është bërë me anë të fadromave dhe jo me shpërthim të telekomanduar, siç ka funksionuar me disa prej ndërtesave të tjera në Shqipëri, duke mos u kthyer në një shqetësim për banorët përreth.

Për shembjen e kësaj ndërtese ka reaguar edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. "Çibani i fundit!  Ikën ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes për ta hapur plotësisht Sheshin "Italia" për Arenën Kombëtare.  Shpronësim për ata me leje, prishje për të fortët që shtuan katet pa leje në kohë të Lulit e Kunatit famëkeq", shkruan Veliaj. 

Postimi i kreut të Bashkisë Erion Veliaj


Aksioni ka nisur rreth orën 7:00 të mëngjesin të sotëm. Shqiptarja.com ka sjellë video nga momenti i shembjes së kësaj ndërtesë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:43
Lirohet hyrja para stadiumit, shembet plotësisht ndërtesa prej xhami (FOTO-VIDEO)

Pas një aksioni që ka nisur që rreth orës 07:00 të mëngjesit të ditës së sotme, INUV së bashku me Policinë Bashkiake ka shembur plotësisht ndërtesën prej xhami në hyrje të stadiumit "Arena Kombëtare". 

Ora 10:26
VIDEO-Momenti i shembjes së godinës prej xhami para 'Arena Kombëtare

I janë dashur rreth 3 orë për të shembur krejtësisht godinën prej xhami në pjesën hyrëse të stadiumit "Arena Kombëtare".  Shembja është bërë me anë të fadromave, duke mos përbërë asnjë problem për qytetarët.

Ora 09:38
Ndërtesa para stadiumit drejt shembjes, punonjësja: S'kemi marrë dokumentet, na lajmëruan me fjalë jo me shkrim

1562917287_prishja9001.jpg

Kati i tretë i kësaj ndërtese katër katëshe nuk është boshatisur krejtësisht. Një nga pronaret e këtij biznesit ka pretenduar se nuk është njoftuar më herët nga policia, duke thënë se nuk ka pasur kohë për të marrë dokumentet e rëndësishme.

"Nuk kemi marrë asnjë dokument. Jemi njoftuar vetëm me fjalë, jo me dokument zyrtar", tha një prej punonjësve.

Ora 08:56
Shembet ndërtesa e 'famshme' prej xhami te ish-stadiumi Qemal Stafa (FOTO)