Nga festimet me fishekzjarrë, policia e shtetit raporton për 20 persona të lënduar, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën. Konkretisht rastet janë raportuar 16 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë.

Sakaq, një 13-vjeçare ka pësuar një gërvishtje në parakrah dyshohet e shkaktuar nga një plumb qorr në Vaqarr.

“Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 të datës 01.01.2026, në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, pa rrezik për jetën, si dhe një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr (16 raste në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë).

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e qarkullimit rrugor, të ambienteve ku zhvillohen festime dhe të gjithë territorit.

Policia e Shtetit ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2026! Me besim dhe bashkëpunim për më shumë siguri”, njofton policia.