Një zhurmë e madhe dhe pastaj një shpërthim i fuqishëm, ishte ajo që dëgjuan banorët në Torino, para se të kuptonin se një ndërtesë dy katëshe ishte rrënuar plotësisht. Në brendësi të ndërtesës gjendej një grua 34 vjeçare, me origjinë nga Shqipëria së bashku me fëmijën e saj 4 vjeçar.
E Ndërkohë që e ëma ia ka dalë të shpëtojë e gjallë nga shpërthimi i madh, Aroni i vogël është ndarë nga jeta.
Shembja ndodhi para orës 9 të mëngjesit dhe zhurma u dëgjua deri në rrethin Madonna di Campagna, shpërthim i cili erdhi si pasojë e një rrjedhje gazi. Ndërtesa kishte 6 apartamente dhe në të strehoheshin familje me origjinë shqiptare dhe rumune.
Rreth orës 10.30 një burrë u identifikua gjithashtu nën rrënoja dhe së fundmi është transportuar në spital, por gjendja e tij duket stabile. Dy djem të tjerë u shpëtuan jashtë ndërtesës dhe një 22-vjeçar, i cili jetonte në katin e dytë, pësoi djegie të rënda në 50% të trupit dhe është shtruar në spital. Për momentin nuk duket se ka persona të tjerë të përfshirë në kolaps.
Operacionet e kërkimit-shpëtimit përfunduan në orën 1.30 pasdite, ndërsa masat e bonifikimit dhe sigurisë vazhdojnë.