Një nga tunelet e rrugës së Arbrit,ne ndertim e siper është shembur në hyrje të saj. Report Tv ka kontaktuar me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës ku është pohuar se ka më shumë se dy javë që janë ndaluar punimet në hyrjen e tunelit të Murrizit për shkak të lëkundjeve gjeologjike, e ndërsa vijon puna brenda në tunel dhe në dalje.
"Ka më shumë se dy javë që janë ndaluar punimet në hyrjen e tunelit të Murrizit për shkak të lëkundjeve gjeologjike. Vazhdon puna brenda në tunel dhe në dalje", njofton Ministria e Infrastrukturës.
“Rruga e Arbrit” do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Rruga kalon në Qarkun e Tiranës – në Njësinë Administrative të Zall-Bastarit dhe nëpërmjet tunelit të Murrizit, rruga kalon në territorin e bashkisë Klos e konkretisht në fshatrat Drezës, Xibër, Shkallë, fshati Fshat.
Ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare. Kompania e cila ka fituar koncensionin me formule PPP me nje vlere prej 250 milion euro është Gjoka Construcion.
U shemb sepse nuk po ndertohet me standarte
Cjane keto lekundjet gjeologjike, mund te jene sizmike,shkaqet e shembjes mund te jene gjeologjike.