Rruga e Arbërit/ Braçe publikon fotot: Ndërtimi i saj vlen 33.6 miliardë lekë, po bëhet një punë e madhe
Foto nga punimet në Rrugën e Arbërit
Zv.kryeministri Erion Braçe ka inspektuar rrugën e Arbërit dhe thotë se po bëhet një punë e madhe nga inxhinierë, ndërtues shqiptare por dhe vetë kompania që është po ashtu shqiptare.
Braçe thotë se u shty më shumë që të inspektojë rrugën prej akuzave të qytetarëve që thoshin se sa kohë të paguhet për Rrugën e Arbërit, biznesi i vogël nuk do të ketë lekë.
Ai thekson se rruga vlen 33.6 miliardë lekë duke përfshirë tunelet, urat, rrugët lidhëse dhe interesat e kredive.
Statusi i plotë i Braçes:
Kjo është rruga e Arbrit, rruga e Dibrës. Fare rastësisht dje, duke u kthyer nga Divjaka, dëgjova një gomar të thoshte: Sa kohë do paguajnë rrugën e Arbrit me dyfish të çmimit…nuk do ketë lekë për biznesin e vogël! Nuk di përse gjithmonë, rastësisht më qëllon të dëgjoj të njëjtin gomar, fiks atë që kurrë nuk bëri një punë pa vjedhur e që gjithnjë llogaria me numra i del më pak për të fshehur vjedhjen e tij;Por më mirë kështu sepse me shtyu të shoh rrugën e Arbrit, rrugën e Dibrës.
Ja ku e keni, shiheni; Kjo në nisje është ura e fshatit Fshat,174 metër e gjatë në 157 metër lartësi, po montohet tani në këto kushte, kaq të vështira dhe po e ndërton një kompani tërësisht shqiptare. Ajo në vijim, thuajse e përfunduar është ura e Vashës, 314 meter e gjatë në 154 metër lartësi!
Të dyja urat bashkojmë tunele, madje tunelet janë bërë të parët për të krijuar mundesinë e hapjes së kantiereve të urave.Duhet ta shohësh me sytë e tu! Tani tu them dhe numrat, e gjithë Rruga e Arbrit kushton33.6 miliardë leke! Pra ndërtimi i rrugës përfshirë 10 km tunele, 1.4 km ura të mëdha bashkë me dy rreëygë lidhëse, mirëmbajtje e operim për rrugën e tunelit për 10 vite, interesat e kredive etj, kushton 33.6 miliardë lekë! Doni ti bëjmë krahasimet tani?
Ora 19:41
Rruga e Arbërit/ Braçe publikon fotot: Ndërtimi i saj vlen 33.6 miliardë lekë, po bëhet një punë e madhe
1/0
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.3%
-
Jo
24.6%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 337
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Braçe thirrje qytetarëve: Votoni për PS dhe mua! Do të keni një deputet që nuk fle dhe nuk hesht
22 Mars, 08:42
-
Ambasada e Rusisë: 'Kërcënimi rus', gjueti shtrigash, Shqipëria po etiketon edhe ndihmën sovjetike si dizinformim
21 Mars, 21:27
-
Braçe nuk ndal ‘kritikat’: Do vazhdoj betejën për TVSH-në e bujqësisë, nuk pyes për ministrat që vegjetojnë
19 Mars, 17:08
-
'Boll kam pritur!'/ Mesazhi i Braçes: Betejë për pensionistët, nderin dhe dinjitetin! Dua të jem në Kuvend për të luftuar ‘frikën’ e ministrave të Financave (mes tyre Ahmetaj)
18 Mars, 10:47
-
Në listën e hapur të Tiranës/ Braçe: Gara e pabarabartë, gati për betejë, nuk do e lë në mes për asnjë arsye
16 Mars, 21:45
-
‘Shpërthimi dhe gjaku i korrupsionit!’ Braçe mesazh në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit: Drejtësia e re kërkon të mbyllë çështjen, ka frikë të prekë përgjegjësit
15 Mars, 18:19
-
Të hënën grupi PS ka mbledhjen e fundit, pas 11 majit formohet i riu! Braçe falenderon kolegët: Mbështetët qeverinë edhe në kushte ekstreme! Mesazh kandidatëve të rinj
15 Mars, 15:56
-
Në listën e hapur të Tiranës/ Braçe kujton dhunën në zgjedhjet e vitit 1996: Kurrë s’i kam kërkuar gjë PS! Betejat i kam fituar
13 Mars, 17:24
-
‘Mjafton liria’/ Braçe mesazh pas daljes së listave: Ka gjithmonë kohë për të bërë gjërat që do
13 Mars, 10:09
-
Braçe reagon pas kritikave: 'Tërbimi' im është për mbrojtjen e bujqësisë, jo për pozita politike
12 Mars, 09:22
-
Ngec rishikimi i skemës së TVSH në bujqësi, Ministria e Financave kërkon kohë, deputetët: Kjo është tallje! Braçe: Puna ime e fundit në komision
11 Mars, 11:36
-
Braçe i kthehet Berishës: Duhet të kesh probleme mendore t’i thuash një fëmije mos shko në shkollë e mos mëso se të kanë mbyllur TikTok (VIDEO)
7 Mars, 17:36
BRAVO rruget duhen dhe te jene sa me te gjera e me shume pushime….
PërgjigjuJa Pra shteti qe nuk eshte shtet. Shteti qe eshte shtet serioz jep ultimatum me kronometer të largohen fshataret dhe jo vetem nje zë I vetem I nje individi qoftë ky edhe zevendesminister. Dmth menyra eshte e gabuar. Menyra e drejtë eshte ashtu siç bejne shtetet serioze nepermjet informacionit qe deri në dt kaq e aq të keni ikur. Të nesermen e dates vete buldoza dhe derrmon ... fshatare qe I ka kthyer për 30 vjet qytetet e rruget në haure bajga fshati!
Përgjigju