VIDEO/ Kamioni çisternë shpërthen në flakë, shembet një pjesë e autostradës në Filadelfia

VIDEO/ Kamioni çisternë shpërthen në flakë, shembet një pjesë e autostradës në Filadelfia

Ura e shembur në Filadelfia

Një pjesë e autostradës në Filadelfia u shemb pasi një kamion cisternë që transportonte benzinë mori flakë poshtë mbikalimit, thanë të dielën autoritetet federale amerikane. Fatmirësisht nuk u raportuan të lënduar. 

Videot në vendin e ngjarjes treguan tymin që ngjitej lart mbi autostradë, ndërsa çisterna vijonte të digjej. Autostrada I-95 është një nga autostradat më të ngarkuara në Shtetet e Bashkuara, që lidh Maine me Florida dhe qytetet kryesore përgjatë Bregut Lindor.

Ajo mbeti e mbyllur në të dy drejtimet në zonën e Filadelfias, thanë zyrtarët.

Videoja tregoi zjarrfikëset në afërsi të mbikalimit të shembur.

Trafiku në të dy drejtimet e autostradës me tetë korsi u ndërpre.  Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së (NTSB) tha se do të dërgonte një ekip për të hetuar atë që e quajti një zjarr në kamion cisternë me benzinë dhe shembjen e mbikalimit.

Presidenti Joe Biden pasi u informua për shembjen ofroi ndihmë për zyrtarët shtetërorë dhe lokalë, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Transportit Pete Buttigieg u shpreh se mbyllja e autostradës I-95 do të kishte  "ndikime" edhe në Filadelfia.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël