Shembet një pjesë rruge në fshatin
Skuraj, askush nuk merr masa

Shembet një pjesë rruge në fshatin<br />Skuraj, askush nuk merr masa
Shembet një pjesë rruge në aksin rrugor Milot – Peshkopi, në pjesën ku lidhet fshati Skuraj me rrugën nacionale.
 
Rrëshqitja ka ndodhur para dy muajsh, por deri më tani nuk është marrë asnjë njeri për ta sistemuar atë. Ndërkohë banorët që udhëtojnë në këtë rrugë shprehen se u rrezikohet jeta çdo ditë, pasi rruga është ngushtuar dhe nuk ka asnjë sinjalistikë rreziku.
 
Sipas banorëve të kësaj zone, para pak kohësh një makinë përfundoi në lum por fatmirësisht pa viktima.

“Sigurisht që paraqet shumë rrezik sepse natën nuk ka as shenja, as vijëzime, asgjë dhe ekziston mundësia për të rënë poshtë në lum”
 
“Është pikë rreziku se po shembet fare, s;ka asnjë lloj tabele”
 
“Rreziku është i rrezikshëm ditën e jo më natën”
, shprehen disa nga banorët. 

Mirëmbajtësit e rrugëve janë mjaftuar me hedhjen e disa gurëve, edhe pse ka kaluar më shumë se dy mauj edhe nuk ka ndonjë dritë jeshile për vendosjen e barrierave pritëse. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë