Gjimnazi Multidisiplinor Lysychansk i mbijetoi dy luftërave botërore por jo agresionit rus, ai është shkatërruar plotësisht pasi u përfshi nga flakët nga granatimet e shumta ruse.
“Gjimnazi i mbijetoi dy luftërave botërore dhe betejës për qytetin në vitin 2014, por u dogj për shkak të kafshëve pa vlera në vitin 2022", tha maturantja Yana Honcharenko teksa e përshkroi gjimnazin si "ndër 100 shkollat më të mira në vend".
Gjimnazi ishte ndërtuar në shekullin e 19 dhe ishte pjesë e trashëgimisë arkitekturore belge të Lysychansk.
Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore, pasi tërhoqi forcat e saj nga afër kryeqytetit Kiev.
Lajmi kryesor:
Bombardohet Odessa, vritet një 15-vjeçar në kishë! Nën sulmet ruse edhe Mariupoli! Berlini: Gati për embargo ndaj naftës ruse! Përfshihet nga flakët fabrika e barutit në Rusi






