Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është në gjendje kritike për jetën pas shembjes së skenës ku do të përformonte grupi i njohur “Radiohead”. Sipas hetimeve arsyeja për shembjen mendohet të kenë qenë skelat metalike të cilat nuk mundën të mbajnë sistemin e ndriçimit.
Një punonjës i “Downsview Park” ku do të zhvillohej koncerti tregoi se shembja ndodhi gjatë përgatitjeve finale përpara se të niste shfaqja. Vetëm disa minuta më pas, “Radiohead” duhet të ngjitej në skenë për të realizuar disa prova. Për shkak të këtij aksidenti koncerti u anullua.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com