Sot nata e shenjtë e Krishtlindjeve, festë në mbarë botën për besimtarët e krishterë!

Sot nata e shenjtë e Krishtlindjeve, festë në mbarë botën për besimtarët e krishterë!

Mbrëmjen e sotme besimtarët e krishterë në të gjithë botën festojnë ‘natën e Krishtlindjeve’. Kjo mbrëmje pasohet nga Dita e Krishtlindjeve, të nesërmen më 25 dhjetor.

Kjo natë cilësohet ndryshe si “Nata e Shenjtë” ose “Nata e Mirë” pasi besimtarët e krishterë përkujtojnë lindjen e Jezu Krishtit. Një prej traditave që respektohet çdo vit në këtë natë të shentjë është mbledhja e familjarëve dhe miqve dhe dekorimi i pemëve deri tek shpërndarja e dhuratave.

Megjithatë bota katolike dhe ajo ortodokse duket se kanë disa ndryshime sa i përket riteve fetare. Besimtarët katolikë festojnë vigjiljen e krishtlindjeve gjatë mbrëmjes së datës 24 dhjetor ndërsa sa i përket besimtarëve ortodoksë ceremonia zhvillohet gjatë paradites së datës 25 dhjetor. Për katolikët, mesha e madhe në Katedrale nis kur ora të shënojë 00:00.

Krishtlindjet në botë festohen si një traditë e hershme, prej mbi 2 mijë vitesh. Çokollatat dhe frutat përbëjnë shportën e shijeve në këto ditë festash. Në festën e Krishtlindjes dhurohet paqe, harmoni, mirëkuptim dhe dashuri për njerëzit më të dashur.

Historia e Pemës së Krishlindjes

Pema e Krishtlindjes është një prani fikse në ditën e Krishtlindjes. Por cila është historia e saj? Si lindi tradita e zbukurimit të pemës së Krishtlindjes? Pastaj; cilët janë llojet e pemëve që përdoren, sa pemë shiten, cilët janë pemët më të larta, më të famshme, më të çuditshme në botë?

Duket se pema e parë e Krishtlindjes është përdorur në Letoni rreth vitit 1500. Por vetëm në vtitin 1841 princi Albert, bashkëshorti i Viktorias, futi në Angli zakonin e përdorimit të pemës së krishtlindjes si zbukurim.

Duke parë përdorimin e madh të këtij elementi dekorativ, ekzistojnë “ferma” të tëra, të cilat kultivojnë pemët e destinuara posacërisht për festën e Krishtlindjes. Kompania e parë e këtij lloji u krijuan në vitin 1901 në SHBA.

Por për çdo pemë të prerë, kultivohen mesatarisht tre të tjera. Pothuajse një milion pemë Krishtlindjesh hidhen në plehra çdo vit vetëm në Londër. As 10% nuk riciklohet.

Përdorimi i pemës së Krishtlindjes me dritat elektrike ishte një ide e Edëard Johnson në vitin 1882, që ishte asistent i Thomas Edison.

Për sa i përket lartësisë, pema e Krishtlindjes më e lartë në botë është ajo e Vatikanit, në sheshin e Shën Pjetrit, me një gjatësi prej 30 metra.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë