Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, deklaroi në Kuvend se shembja e aksit rrugor Librazhd-Prrenjas ka çuar në rritjen e çmimit të autobusit për në Tiranë dhe rritjen e çmimit të bukës në qarkun Korçë.

“Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, një akt i pastër korrupsioni. Halli më i madh i Ministrisë së Invrastrukturës sot është halli i ministres së saj, dhe jo i rrugëve që po bëhen thërrime. Keni 12 vite që vetëm i gënjeni me lugë të zbrazët qytetarët e juglindjes. Dëmet sot po i paguajnë mbi 200 mijë banorë të juglindjes, që po përballen me pasojat. Kamionët devijojnë 40-60 km më shumë, me kosto të rritura në kohë dhe karburantë. Dje ishte rritur bileta e autobusit për në Tiranë, ndërkohë që sot është rritur edhe çmimi i bukës në Korçë”, tha mes të tjerash Kaso.


Lajmi kryesor:

LIVE TV - Kuvend/ Protesta me molotovë e PD, Balla: Berisha Ajatollahu i fundit në Evropë, sulmoi vilën ku kishte qenë vetë! Bardhi: S’e dinim që kishte artistë