TIRANE- Disa familje të cilat kanë ndërtuar shtëpitë në godinën e njohur si ish-kopshti 50 në zonën e Medresesë kanë krijuar tensione mëngjesin e sotëm duke kundërshtuar akisonin e IKMT për prishjen e banesave të tyre.

Ata janë konfliktuar me forcat e policisë pasi thonë se nxjerrja e tyre nga banesa është e paligjshme.  Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës thotë se banorët do të marrin bonus qiraje, ndërsa në këtë godinë do të rindërtohet kopshti 50, në funksion të fëmijëve të lagjes.

Ditën e sotme pritet të shemben dy godina të ndërtuara në zonën ku do ringrihet kopshti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:02
IKMT nis shembjen! Banorja: Na nxorën jashtë pa dalë vendimi i gjykatës! Strehimin social nuk e pranojmë (VIDEO)

Një banore e shtëpive që do të shemben nga IKMT në zonën e Medresesë ka akuzuar autoritetet se kanë nisur punën pa dalë ende vendimi i gjykatës. Ajo tha se nuk do të pranojnë asnjë program për strehim social.

"Në shkresën që është sjellë për lirim, nuk jepet asnjë informacion se për çfarë do të shërbejë godina. Ne mendojë se këtu ka një plan më të madh ndërtimor. Ka tre vendime të vitit 1994, që i kthejnë pronarëve tokën përreth. Historiku është shumë i thjeshtë. Ajo ka qenë bahçe ku është rritur gjyshi im.  Vlera e investimit që ne kemi hedhur në këtë tokë e kalon shumëfish vlerën që ka pasur. Ka një zhvatje dhe makinacion që po bëhet duke filluar që nga autoritet, kryetari i bashkisë dhe më pas me ca firma u kalua në pronësi të bashkisë. Pati një komision që është ngritur për vlerësimin. Gjendja në fjalët e tyre nuk ka më ekzistencë të kopshtit. Toka e këtij objekti është 1200-1300 m katrorë. Nuk na kanë ofruar kompensim për pronën tonë. Na kanë sjellë një program të strehimit social. Ato programe t'ia dërgojnë atyre që kanë ngelur jashtë nga tërmeti. Ne kërkojmë pronën. Ne ishim porositur nga policia që të ruanim qetësinë por ata nuk e ruajtën vetë qetësinë. I trajtuan ashtu gra dhe vajza në mënyrë skandaloze. Nëse do pritej data 6 do e respektonim vendimin dhe do dilnim. Këta nuk presin dot një vendim gjykate. Kjo për ne është shumë e çuditshme", tha banorja për Report Tv.

1580468164_prishejtebanesave.jpg