Report Tv sjell detajet më të fundit nga bllokimi i aksit rrugor Elbasan-Tiranë, prej mëngjesit të sotëm. Rruga vazhdon të jetë e bllokuar, për shkak se është shembur një pjesë e madhe e masivit shkëmbor.

Gazetari i Report Tv solli të dhënat më të fundit nga aksi i bllokuar, ndërsa shtoi se rruga do të vijojë të mbetet e bllokuar për disa ditë. Prej mëngjesit mjetet vijojnë të lëvizin në drejtim të Kërrabës ose Rrogozhinës për të ardhur në kryeqytet, por drejtuesit e automjeteve kanë hasur shumë vështirësi në qarkullim.  

d.c./shqiptarja.com