Shembja e mbikalimit në Sukth, banorët kaluan në autostradë dhe rrezikuan jetën, ARRSH: I riu do vendoset sot, do bllokohet rruga për një orë
Aksidenti rrugor në Sukth
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar këtë të enjte se do të vendoset mbikalimi i rinë Sukth pasi ai i vjetri u shemb si pasojë e një aksidenti rrugor më 22 shtator.
ARRSH shprehet se u morën menjëherë masat për këtë segment dhe se do të vendoset gjatë orës 22:00 deri në 23:00, pra rruga do të bllokohet për një orë.
Në njoftim thuhet gjithashtu se sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.
Ndërsa, sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.
“Mbikalimi metalik i Sukthit u dëmtua si pasojë e një aksidenti duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar mori menjëherë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri dhe sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal.
Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë.
Lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.
Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.
Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks.”- thuhet në njoftim.
Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, drejtuesi i mjetit M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
34.7%
-
Të gabuar
56.2%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1244
Lajme të tjera
-
Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, ‘Audi’ përplaset me kamionçinën! Dy persona të plagosur transportohen në spital
31 Janar, 11:20
-
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët
31 Janar, 10:31
-
Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, në pranga 35-vjeçari në Tiranë! I sekuestrohet motori
28 Janar, 17:08
-
VIDEO/ 12 ditë dhe asnjë gjurmë nga Mateo Lika! Mister fati i 26-vjeçarit që dyshohet se ra në lumin Seman në Fier, vijojnë kërkimet
27 Janar, 11:21
-
U aksidentua me shoferin pa patente, efektivja e policisë: Jam pak e rënduar! Shpellarëve u them se gjarpri është mirë
26 Janar, 18:38
-
Aksident dhe kokainë në makinë, 2 të arrestuar në Fier! Ngacmoi seksualisht një të mitur, në pranga 54-vjeçari në Lushnjë
26 Janar, 10:56
-
Tiranë/ Sërish protagoniste policja e famshme e Elbasanit, përfshihet në një aksident! Pasagjere në një makinë që e drejtonte një i ri pa patentë
25 Janar, 10:40
-
Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy mjetet! Dëmtohen dy shoferët
24 Janar, 15:50
-
VIDEO/ Aksident në Berat, ishte duke lëvizur me biçikletë, 70-vjeçari goditet nga një makinë! I moshuari në gjendje të rëndë
24 Janar, 10:23
-
Report Tv sjell videon nga aksidenti i frikshëm në Lezhë, përplasen 3 makina, njëra e kthyer përmbys në mes të rrugës! 2 të plagosur në spital
23 Janar, 17:17
-
Aksident në aksin Elbasan-Qafë Thanë! Makina përplaset me furgonin e mallrave
21 Janar, 15:08
-
Aksident rrugor në Vlorë, drejtuesi i ‘Benzi’-it humb kontrollin nga shpejtësia e lartë
20 Janar, 16:10