Shembja e Obelsikut, PD proteston
"Rama rrëzoi simbolin e lirisë"

Shembja e Obelsikut, PD proteston<br />
KAVAJE- Partia Demokratike si dhe 300 mbështetës të saj kanë protestuar në Kavajë për heqjen e Obeliskut në qendrën e qytetit. Ndërsa mungonte kryetari i PD-së dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të gjithë deputetët e selisë blu kanë protestuar në sheshin ‘Demokracia’. 

Kreu i Partisë Demokratike në Kavajë, Engjëll Cara deklaroi se Obelisku i demokracisë është larë me gjakun e kavajasve. Ai ka paralajmëruar se protestat do vijojnë.
 
“As majtas as djathtas nuk e duan këtë klimë urrejtje që ky njeri po nxit sot pas 24 vitesh. Edi Rama erdhi dhe rrëzoi simbolin e lirisë, por nuk mund të rrëzohet simboli i lirisë, do rrëzohet ai që guxoi të dilte kundër këtij simboli” tha deputeti demokrat Aldo Bumçi.

Deputetja Mesila Doda tha se u takon qytetarëve të Kavajës më së pari, të frenojnë këtë monstër me fytyrë njerëzore. “Nëse ka dikush që mendon se na ka futur frikën e ka gabim. Visi, Edi dhe gjithë shpura tjetër do ta dinë se prapë në këtë shesh do të vinë dy gishtat lart, prapë në këtë shesh do të festojmë fitoren e demokracisë dhe prapë në këtë shesh do të fillojë vala e atyre që nuk durojnë diktaturën, të cilët janë për rilindjen e të djathtës shqiptare. Përshëndes sot një brez heroik, studentët e dhjetorit. Unë besoj se nëse sot ata do ishin në Kavajë ky Monument nuk do të shembej sepse ne dimë ku ndërtojmë. Sepse kemi ende fuqi të themi boll, mjaft krimit të vjetër dhe krimit të ri”, deklaroi Doda.
 

obelisku






















Protesta u zhvillua në vendin ku ishte vendosur monumenti, i cili u shemb nga INUV ditën e hënë. Monumenti simbol i “dy gishtave” i është kushtuar lëvizjes së parë demokratike në Shqipëri, që u zhvillua më 25 mars 1990 në Kavajë.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore