Shembja e shtëpisë së Prek Calit
Rama-PD: Bosh ju mbeti koka!

Shembja e shtëpisë së Prek Calit<br />Rama-PD: Bosh ju mbeti koka!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas shembjes së shtëpisë së Prek Calit, i cili njihet si një njerëzit që ka kryesuar revoltën anti-komuniste të 1945. 

PD akuzoi kreun e qeverisë se ka qenë ai i cili ka dhënë urdhër për shembjen e shtëpisë, për t'u hakmarrë ndaj heroit që ka organizuar protestat e para anti-komuniste në Europë.

Ndërsa për kryeministrin kjo s'është asgjë më shumë se një sajesë.  

"Unë prishësi i kullës së Prenk Calit? Bosh se bosh u mbeti koka o të shkretë që veç shani për çka sajoni vetë, s'ka derman për ju vajmedet", shkruan në rrjetet sociale kryeministri Rama. 

rama
(Postimi i Ramës në Twitter)

IKMT ndërmori një aksion dje për prishjen e ndërtimeve pa leje. Sipas IKMT, shtëpia e heroit të Shkodrës ishte pa leje, ndërsa ndërtimi i saj ishte bërë me para të dërguara nga diaspora. 

Kjo solli edhe reagimin e banorëve të Vermoshit në Malësinë e madhe të ciilët e kanë quajtur këtë një turp kombëtarë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'