Shembja e shtëpive në Himarë
MPJ greke i jep ngjyrime etnike

Shembja e shtëpive në Himarë<br />MPJ greke i jep ngjyrime etnike
Nuk rreshtin përpjekjet e qarqeve politike greke, për të gjetur minoritet në qytezën e Himarës, në një kohë kur asnjë e dhënë historike nuk provon ekzistencën e një etniteti ndryshe nga ai shqiptar. Në vijim të zbatimit të planit rregullues të bashkisë së Himarës, për rikonceptimin e vijës bregdetare, e cila nis nga shëtitorja tashmë e përfunduar, parashikohet edhe prishja e disa ndërtesave. 

Ministria e Jashtme greke i është referuar kësaj situate, duke shprehur shqetësim se 19 banesat e planifikuara për t'u shembur gjatë 5 ditëve të ardhshme, i takojnë familjeve minoritare greke.

Përmes një deklarate të publikuar në faqen e internetit, Ministrja e Jashtme greke e quan të papranueshme këtë veprim, ndërsa paralajmëron Tiranën Zyrtare se respektimi i të drejtave të njeriut është kusht për çeljen e negociatave. 

Po ndjekim me shqetësim të madh atë që po ndodh në Himarë, ku informohemi se 19 familjeve të minoritetit grek u është dhënë 5 ditë afat që të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi do të shemben. Autoritetet shqiptare duhet të veprojnë për të anuluar shembjet e banesave. Mbrojtja e të drejtave të pronësisë veçanërisht ajo e minoriteteve, është një pjesë e 5 kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Prandaj, në qoftë se Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, duhet të tregojë që vepron si një shtet ligjor duke mbrojtur nga arbitrariteti dhe veprimet e paligjshme të drejtat e të gjithë banorëve pavarësisht kombësisë dhe origjinës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social