TIRANE-Ministrja e Kulturës Elva Margariti në një intervistë në Report Tv u shpreh se ndjen keqardhje që çështja e teatri kombëtar u politizua, ndërsa në lidhje me mënyrën se si u shemb teatri gjatë orëve të para të mëngjesit nga IMT, ajo u shpreh se nuk është kompetencë e saj për të gjykuar një punë që merret në zinxhir organesh.
"Nuk është në kompetencën time ta gjykoj, është zinxhir organesh dhe procedurat si operohet. Nëse ministria e Kulturës do të ishte mbledhur për të marrë një vendim në 2 të natës do ta diskutonim bashkë, por më duket e pavlerë gjykimi mbi punë. Ata që në fillim u afruan për dialog, të rropatur nga premtimet për një teatër të ri, por çështja u politizua. Keqardhje kur shfrytëzohet arti dhe kultura si vegël politike. Duhet një reflektim i gjatë që të mos përdoret arti dhe kultura si vegël politike" tha Margariti.
Në lidhje me ndërtimin e kullave apo ambienteve për biznes rreth teatrit, Margariti tha se do të ishte gabim që godina e re të mos vishet me funksione të tjera në dobi të ndryshme. Ajo tha se në një qytet nuk mund të shihen të ndara zhvillimet e qytetit dhe gërshetimi i tyre me funksione të ndryshme.
"Do të ishte e gabuar të mos e vishnim me funksione të tjera hapësirën rreth e përqark teatrit. Do të jenë kulla apo godina dykatëshe nuk është një vendim që mund ta vlerësojmë tani", tha Margariti.
Por çfarë mendon ministrja nëse Gjykata Kushtetuese do ta vlerësojë të paligjshëm shembjen e teatrit? "Nëse do të vijë ai moment, do të shikojmë argumentet dhe ne do të dalim me një përgjigje, sot është herët për të bërë aludime. Teatri është një temë diskutimi dhe dialogu edhe pse sot mund të tingëllojë qesharake. Por ka qenë një dialog tejet i gjatë, me momente të nxehta. Është pjesë e një procesi që do të vijojë. Ka zgjatur shumë kjo e sotmja më duket një shtrëngim akoma më i madh i të gjitha hapësirave për të qenë i frytshëm. Duke e ndjekur edhe nga larg kur nuk kam qenë ministre"
Intervista e plote me ministren Margariti ne edicionin e ores 15 00 ne Report TV
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se godina e Teatrit Kombëtar është shpallur disa herë pa vlera dhe për këtë nuk ka qenë kurrë i shpallur monument kulture. Margariti tha se në 2004 një grup me ekspertët më të njohur e shpallën atë sërish pa vlera së bashku me një grup të tjerash objekte.
"Është folur gjatë dhe ka një kakofoni për statusin e monumenteve. Teatri e ka pasur dramën e të mos qenit një monument kulture se i tillë ka qenë i ndërtuar dhe të gjithë ekspertët më të njohur janë shprehur në 2004 në momentin që ministria e Kulturës angazhoi një grup ekspertësh për të vlerësuar 150 objekte mes tyre dhe teatri. Ata e kanë shpallur gjithmonë një godinë pa vlera, si për aspekte teknike dhe historike.", tha Margariti.
E pyetur se si një godinë me 82 vite histori mund të shembet dhe a ka shembuj të tillë në botë, Margariti tha se raste ka plot, por jo gjithmonë do të marrim shembujt e të tjerëve për t'i dhënë përgjigje veprimeve tona.
"Rastet e shembjes dhe vlerësime të tilla janë të shumta dhe në Berlin, Paris etj. Nuk është asnjëherë e drejtë dhe çdo vend i historisë ka perse-t e tij, por jo gjithmonë duhet të marrim shembuj vendet e tjera për të gjetur përgjigjet e vendeve tona", tha Margariti.
Ministrja e Kulturës Margariti teksa komentoi artistët që kundërshtuan shembjen e Teatrit tha se "Cdo ndjesi e tyre është legjitime dhe si në cdo proces dialogu ka edhe persona nuk do të bien dakord, por nuk mund të jetë një element që të stopojë përjetësisht një vendimmarrje. Mendoj se është pjesë e paevitueshme e cdo dialogu".
Por si do ta ketë emrin teatri i ri? "Këto janë të tepërta për t'u diskutuar tani, emri është një ankes i largët i të vënit, cfarë emri do të mbajë".
"Dora ime ka qenë e zgjatur që në ditën e parë që kam hyrë në këtë institucion. Këtë e konfirmojnë edhe shumë artistë, nuk jam personi që pret, por krijon ura. Jam e gatshme, dera e ministrisë është e hapur.
Kam pritur plot artistë. Nuk mund të quaj artistë vetëm ata që lidhen me teatrin. Të mbledhësh të gjithë artistët do të ishte shumë bukur, ndoshta do i thërrasim të gjithë, por nuk e di a do i mbajë oborri" tha ajo.
Ministrja Elva Margariti deklaratave se në zonën e teatrit do të ndërtohen kulla, iu përgjigj duke thënë se do të ishte gabim që godina e re të mos vishem me funksione të tjera në dobi të ndryshme. Ajo tha se në një qytet nuk mund të shihen të ndara zhvillimet e qytetit dhe gërshetimi i tyre me funksione të ndryshme.
"Asnjëherë nuk mund të shihen të ndara zhvillimet e një qyteti dhe pa një gërshetim funksionesh. Do të ishte e gabuar të mos e vishnim me funksione të tjera hapësirën rreth e përqark teatrit. Do të jenë kulla apo godina dykatëshe nuk është një vendim që mund ta vlerësojmë tani. Unë them se ashtu si në çdo vend të botës teatri të ketë dhe hapësira të tjera mbështetëse", tha Margariti
Reagimin e ndërkombëtarëve kundër shembjes së teatrit në atë mënyrë dhe dënimit nga organizata Europa Nostra, ministrja Margariti tha se për këtë çështje mund të jepen leksione pa fund, por të gjithë ishin në një përfundim ajo godinë nuk ofronte siguri as për artistët dhe as për spektatorët.
"Europa Nostra në momente të caktuara ka qëndruar pranë ideve të ministrisë. Ne mund të japim leksione të shumta, por ajo godinë nuk ofronte siguri as për aktorët dhe as spektatorët. Këtu fillojmë dhe ndahemi, përtej ideologjisë duhet të dalim në prakticitet. Për çfarë do të vlente restaurimi?", tha Margariti.
Elva Margariti u shpreh se po inventarizimi i materialeve brenda dy teatrove ka nisur që vitin e kaluar dhe materialet janë larguar pjesë pjesë. "Verën e vitit të kaluar filluam procesin e inventarizimit dhe aseteve që ndodhen brenda dy teatrove. Aty ka pasur përplasje ndaj punonjësve që kërkuan të merrnin atë që i takon teatrit. Por një pjesë e mirë e dokumentacioneve janë marrë edhe në vijim edhe pse godina e ka qenë e zaptuar, ditën e dielë u mor pjesa më e madhe. Materialet, audio, video, kostumet do të përcillen edhe një projekte të tjera" tha ajo.
E pyetur nëse Gjykata Kushtetuese do ta cilësojë të jashtëligjshme prishjen e teatrit kombëtar, ministrja Margariti tha se "Nëse do të vijë ai moment, do të shikojmë argumentet dhe ne do të dalim me një përgjigje, sot është herët për të bërë aludime".
Por si i komenton ajo protestat e opozitës? "Janë qasje si ato edhe me sheshin Skënderbej. Më vjen keq që dialogu shikohet drejt mosdialogut. Cdo gjë që behët nga një paraardhës cilësohet i gabuar. Besoj se ka një moment për reflektim dhe besoj se është ky momenti.
Protesta kemi parë shumë por pa një argumentim dhe ata që kanë qenë kundër i gjen në këto hapësira si sheshi dhe parku në Tiranë. Do të ishte një utopi dhe një situatë e pazakontë që politika të mos kishte konflikte".
Ministrja e Kulturës Elva Margariti rrëfeu bisedën dhe diskutimet për Teatrin Kombëtar me Maks Velon para se të ndahej nga jeta, pak ditë më parë. "Unë kam diskutuar gjatë edhe me Maksin në zyrën time, por te pjesa e restaurimit ndaheshim. Maksi vetë ka qenë totalisht për ruajtjen e cdo elementi. Ka qenë për të ruajtur në mënyrë besnike edhe pallatin Kadare, se cdo ndërhyrje për ta bërë e shikonte si një devijim nga ideja origjinale dhe patjetër ishte se restaurimi konservativ duhet të jetë sikur ka qenë" tha ajo.
Ministrja e Kulturës nuk pranoi që të komentonte ndërhyrjen e policisë dhe IMT natën për të shembur Teatrin Kombëtar. "Nuk është në kompetencën time ta gjykoj, është zinxhir organesh dhe procedurat si operohet. Nëse ministria e Kulturës do të ishte mbledhur për të marrë një vendim në 2 të natës do ta diskutonim bashkë, por më duket e pavlerë gjykimi mbi punën" tha ajo.
Pse nuk i zbatove mendimet e kryearkitektit maks velo,,, moj qelbesire e keqe,,,sa bionde jashte aq e zeze ne shpirt..ptu.ptu.pti.kush te ka per grua moj femer e pamoralshme...
PërgjigjuBëni një xhami tjetër tani..
PërgjigjuInteresant fakti qe mungojne perher komentuesit pro rilindjes. Sic duket dhe kto e kane kuptuar qe e gjithe kjo situat behet ca kulla te vogla qe kushtojne qindra milion euro. Ti gezoni e kur ti shikoni te ngritura ndihuni krenar qe jane bere fal qeverise suaj
PërgjigjuPo te funksionet e tjera e keni hallin ju se sju mori malli per teatrin jo.
PërgjigjuJa pra pse e duan problemin e teaterit -qeveria - te politizuar .Me ne fund e nxoren te verteten , rreth teaterit , do te ngrihen kullat , aq te domosdoshme per qeverine . Prandaj do ta prishnin me c'do cmim teaterin , jose u hapet barku per teater te ri , por u jane veshur syt e mendia , nga fitimi qe do ken .Ja pra ku na ishte fshehur dhelpera . DHe do vazhdojne te propagandojne se ishte thjesht nje lufte politike nga opozita .Ju hoqen petet lakrorit , na dolen lakrat qe na ishin shitur per mish , Dhe flasim per nje mirkuptim ,mbare popullor , bravo i hoqet edhe nje radhe gure kalase , tani te qet keta zoterinj presin frytet e punes se tyre , te rrezohet kalaja , dhe te kerkojne perseri te jen ne krye , se do te bejne pune,- de more de -, e do ngrene nje kala me te mire ,moderne , ; keta dote thoshin, te kohes , por sot nukse ndertohen kala ; Por ndertohet shtet , qe keta zoterinj , nuk se e kane , as deshiren as mundesine , ketyre ju duhet thjesht nje rrumpalle , ku te mbreteroje derri e dosa .
PërgjigjuMinistre e degjeneruar,,,,te qi...shin qente e babrruse...
Përgjigju